Kryeministria ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën në Shkodër.
Në një njoftim për median zyra e kryeministrit thotë se vizita në Shkodër është e shpikur nga PD-ja.
“Kryeministri nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën sot dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj. Sot kryeministri është në Vlorë për të marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Vlore, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Urdhri i Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Ndërkohë, në Shkodër kishin marrë patate dhe vezë për të qëlluar kryeministrin Rama.
“Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. 140 kokrra do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, kjo nuk ishte kurrë gja”, tha qytetari.