Perpara se të kapni pirunin, thikën apo canten e shpines vini re shenimet e disa prej ushqimeve më të rrezikshme në botë:
- Farërat e kajsisë: Edhe pse frutat konsiderohen të shëndetshme, konsumi i sasive të mëdha të farave të frutave mund të jenë vdekjeprurës.Farat e kajsisë në veçanti përmbajnë glikozide cianogenike, të cilat konvertohen në cianid hidrogjeni dhe ndërhyjnë ne aftësinë e trupit tuaj për të përdorur oksigjenin. Në Turqi, ku pemët e kajsisë janë të bollshme, shumë njerëz kanë vdekur pasi hanin shumë fara kajsie.
Fruti yll: Lëng i këtij fruti është helmues për këdo që ka probleme me veshkat.Vetëm 100 mililitra te tij kane neurotoksina të mjaftueshme për të ndikuar në trurin dhe nervat tuaja.
Hot Dogs: Ata janë përgjegjës për rreth 17% të të gjitha vdekjeve tek fëmijët nën 10 vjeç. KUJDES – ata janë një rrezik i madh i mbytjes.
4.Tru majmuni: Ushqimi i trurit të papërpunuar, të pjekur ose të gatuar, i majmunit gjendet më së shumti në Azi. Ushqimi i tyre mund të shkaktojë një gjendje neurologjike të pashërueshme ose fatale degjenerative të njohur si sëmundja Variant Creutzfeldt-Jakob.
- Fasulet e kuqe: Këto fasule mund të jenë toksike kur hahen. Për ngrënie të sigurt, sigurohuni që të vloni fasulet për të paktën 10 minuta per te ulur toksicitetin e tyre.
Manaferrat: Kur jane te pjekura sic duhet,manaferrat janë të sigurta për tu ngrënë, por vetëm pa gjethet e tyre, degëzat dhe fara (të cilat të gjitha përmbajnë cyanide). Mund te vuani nga diarre te renda nëse hani manaferra të papjekura.
Casu Marzu: I bërë me qumësht dhie, ky djathë i butë sardinian lihet i zbuluar derisa piqet. Prandaj, mizat janë në gjendje të leshojne vezë në të dhe kur ky djathe konsumohet ,larvat mund të shkaktojnë sëmundje të rënda dhe siklet duke irrituar muret e zorrëve.
Fesikh: Ky peshk duhet të thahet në diell dhe të ruhet me kripë për 1 vit para se të jetë i sigurt për tu konsumuar. Është një pjatë tradicionale egjiptiane e bërë me kete lloj peshku te fermentuar që hahet gjatë një festivali te pranveres.
Ackee: Ky frut i rrezikshëm është fruti kombëtar i Xhamajkës dhe përmban hypoglycin, një substancë toksike që shkakton të vjella. Nëse fruti është plotësisht i pjekur dhe është zgjedhur përpara se të hapet natyrshëm për të ekspozuar farat e zeza (të cilat janë toksike), atëherë konsiderohet i sigurt për tu ngrënë.
Fugu (Puffer Fish): Ky lloj peshku mund të paralizojë dhe të asfiksojë nëse nuk është përgatitur siç duhet. Organet e këtij peshku përmbajnë tetrodotoksinë, një neurotoxinë e rrezikshme. Sipas ligjit japonez kuzhinierët duhet të kalojnë të paktën 3 vjet trajnim përpara se të përgatisin kete lloj gatimi.
Ka shumë të ngjarë që asnjëherë nuk do të ballafaqoheni me shumicën e këtyre artikujve. Sidoqoftë, sa më shumë që te dini, aq më te sigurt mund të jeni,veçanërisht nëse udhëtoni!