Loading...

E bujshme, qyteti shqiptar që ka rënë në duart e 3 femrave

Fieri është qyteti që ka rënë në “dorën” e tre prokuroreve femra që janë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”.

Ato duhet të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta në Fier.

Burimet thane se është vendosur që tre femra të jenë pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të cilat do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.

Nga 5 kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.

Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com