Loading...

Dua te jetoj, pa ju jam e humbur. Alma Hasko Xhelili, dukatasja nuk “mposhtet”, ajo ka nje mesazh !

Alma Hasko Xhelili eshte nga Dukati. Ajo eshte e martuar me Andon Haskon nga Dukati dhe se bashku kane dy vajza te bukura si yje. Prej rreth pesembedhjete vitesh Alma lufton me nje semundje jo te lehte te cilen e ka mposhtur me forcen e saj dhe po vazhdon ta mposhte me dashurine e madhe qe ka per familjen, dy vajzat, bashkeshortin dhe gjithe te dashurit e saj.

Aktualisht Alma eshte duke u kuruar ne Tirane. Ajo falenderon Fondacionin “Era” qe e ka mbeshtetur dhe i eshte pergjigjur ne cdo rast urgjence dhe ne do rast nevoje qe Alma ka patur kohet e fundit. Ajo e falenderon ne menyre te vecante kete fondacion.

Me kurajon dhe forcen qe e karakterizon Alma ka nje mesazh per te gjithe – “Jetoni dhe shijoni familjet tuaja sepse vdekja si gjithmone eshte pas deres per secilin prej nesh”.

“Une prandaj po luftoj, te jetoj, te jetoj per familjen” – shprehet Alma.

Orikuminews dhe banoret e krahines tone e mbeshtesin Almen dhe i japin zemer qe ajo me forcen qe e karakterizon te sherohet dhe te kthehet sa me shpejt prane familjes se saj, prane dy bukurosheve dhe bashkeshortit i cili ka bere dhe po ben te pamunduren per Almen.

Ky eshte mesazhi qe Alma ka bere sot ne profilin e saj ne facebook:

Luftova si te gjithe,krijuam familjen tone. Plot caste te bukura por dhe jo te bukura. Momente te gezuara por dhe lote. Te gjitha familjet i kane keto. Jam rrezuar plot here por ti me ke ngritur perseri se bashkeshortet e mire kete bejne, behen bastun per njeri tjetrin dhe ti per mua je ber shum here. Ashtu i qete e i duruar me ke dhene kurajo kur une e humbisja. Se di nese ta kam shperblyer i shtrenjti im. Familja jone qe une e ti krijuam u perpoqem ta mbajme te pacenuar NGA bota. Femijet tane ATO dy yje qe u rriten mes dhimbjesh e ulerimash sepse zoti deshi te me jape kete semundje te mallkuar. Por ATO u rriten po rriten shpresoj ti shoh tek marrin rruget e tyre te jetes. Lutem ti jetoj Sepse prandaj luftova ……Jam larg jush sot dhe malli po me djeg, spo gjej dot me force te luftoj kete te mallkuar semundje qe me treti. Vec Dua te Jetoj te Jetoj ate cka krijova ta shijoj.
Dua te JEM me ju Ju jeni forca ime.PA ju jam e humbur.
JU JENI JETA IME.
DUA TJU JETOJ.
DUA TE JETOJ.
Alma Hasko Xhelili
2018

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com