Loading...

Drogë e madhe në makinë, shpallet në kërkim oficeri i Policisë së Tiranës

Një punonjës policie është duke u ndjekur nga ana e kolegëve të tij, pasi në makinën e tij është gjetur një sasi e konsiderueshme droge.

Burime nga policia thanë se, polici është ndaluar në Fushë Krujë me një sasi të madhe droge. Polici ka braktisur makinën dhe është arratisur.

Punonjësi i policisë është një inspektor i Komisariatit numër 2 në Policinë e Tiranës.

Policia ishte vënë në ndjekje të policit gjatë natës.

Ai e ka braktisur makinën në Fushë Krujë dhe është arratisur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com