Loading...

Donte të martohej me djalin që dashuronte, babë e bir vrasin 25-vjeçaren

Një histori dashurie që ka përfunduar në tragjedi.

Mësohet se një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bresha të Italisë, pasi një 25-vjeçare me origjinë pakistaneze është vrarë në mënyrë brutale.

Sipas mediave italiane e reja u vra nga babai dhe vëllai i saj pasi donte të martohej me një shtetas italian, sipas tgcom.it.

Vajza e re punonte dhe studionte në Bresha, ku kishte krijuar dhe një histori dashurie që përfundoi tragjikisht.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar hetimet, ndërsa babë e bir janë arrestuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com