Loading...

Donald Lu mëse i qartë: Në krah të qeverisë shqiptare kundër krimit, iu dorëzon 130,000 dollarë pajisje doganave dhe policisë kufitare

Opozita bllokoi sot katër kryqëzime kryesore të Shqipërisë në një protestë anti-qeveritare duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar dhe për rritjen e taksave e varfërisë.

Por ambasada amerikane ka publikuar në faqen e saj zyrtare një  vizitë të ambasadorit Donald Lu tek personeli të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) për t’i dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim.

“Një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është lufta kundër krimit të organizuar. Këtu përfshihet edhe trafikimi i drogave të paligjshme, armëve dhe i qenieve njerëzore si dhe kontrabandimi i mallrave.”

Dje Ambasadori Lu iu bashkua personelit të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) për t’i dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim.

Këto pajisje, vlera e të cilave arrin në rreth 130,000 dollarë, do të përdoren në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri. Që prej fillimit të veprimtarisë së tij në Shqipëri në vitin 2003, programi EXBS i ka ofruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore trajnime, pajisje dhe mbështetje me vlerë rreth 5 milionë dollarë në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kufitare.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com