Loading...

Dokumenti/ Oligarkia “ul në gjunjë” “peshqit e mëdhenj”; marrëveshja Rama- Basha për 17 katëshin te Liqeni

Këtu të gjithë flasin për moral, ndërkohë që morali ka kohë që e ka humbur kuptimin e vet.

Pak më parë “Pamfleti” shfaqi shqetësimin se Pallati 17 katësh tek Liqeni Artificial i dhënë nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha si dhuratë për klientin e tij Bashkim Ulaj, pritet të shërbejë prapë si objekt ‘dhurimi’.

Ai do t’i dhurohet Bashës në “pjatancë” nga Rama në këmbim të tërheqjes nga protestat për taksën e rrugës së Kombit.

Gjykata me brekë nëpër këmbë e ka në dorë një gjë të tillë dhe pritet që në këto kushte vendimi të jetë pro klientit të Bashës, ndërtuesit të familjes Bashkim Ulaj.

Ndërkohë që ky pallat është dhënë nga Basha në vitin 2014. Teksa argumentonte kundër protestuesve të atëhershëm se bashkia e Tiranës për këtë çështje, nëpërmjet një deklarate për median thotë se “Projekti zhvillimor kufizohet vetëm brenda pronës private dhe shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim.

Ajo që tronditi mendjet e publikut dhe nervat e tij ishte fakti i ndërtimit të pallatit 17-katësh që do të ngrihet mu tek diga e “Liqenit Artificial”. Edhe pse fasha të gjera të shoqërisë janë ankuar dhe kanë protestuar ndaj këtij ndërtimi, Bashkia e Tiranës është mjaftuar me prononcimin e thatë se: “pallati nuk do ta cenojë pronën publike”.

Edhe pse Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit arriti të bllokojë punimet për mungesë dokumentacioni, ishte Gjykata ka vendosur vazhdimin e tyre. Madje ka qënë dhe Ish ministri i Drejtësisë përfaqësues i LSI Ylli Manjani, në atë kohë nënkryetar i LSI, ai që e quajti projektin e ndërtimit të një kompleksi pallatesh në afërsi të Digës së Liqenit në Tiranë, një skandal shumëdimensional me firmën dhe bekimin e kreut të Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha.

“Ai kompleks atje që ngjan me një qytet të ri, është një skandal juridik, është një korrupsion politik dhe një katastrofë urbane e shoqëruar nga një katastrofë mjedisore gjithashtu. Duhet ndaluar me çdo kusht. Është një çmenduri që një kryetar bashkie që erdhi me premtimin për të ndaluar betonizimin…është e pafalshme dhe e patolerueshme deklarata e Bashkisë që duke prerë pemë dhe duke shtuar beton shtohet gjelbërimi!”, thotë Manjani në atë kohë.

Madje ai deklaroi se mazhoranca qeverisëse është e vendosur ta ndalojë këtë projekt.

“Me të gjitha mjetet ligjore do të ndalohet. Duhet ndaluar se s’bën! Nuk mund t’u zëmë frymën njerëzve. Nuk ka asnjë kriter urbanistik ai lloj ndërtimi. Është korrupsion politik sepse po bëhet nga klientë të pushtetit, janë klientët e Bashkisë së Tiranës që nuk mund të pranohet. Kjo mazhorancë ka dëshmuar se ka vullnet për ta pastruar territorin, për ta mbrojtur territorin nga katastrofat urbane dhe do ta bëjë këtë punë.

Ditën që do ta lërë këtë punë, kjo mazhorancë nuk duhet të jetë në pushtet”, tha Manjani.

Sot ka ndryshuar qëndrim. Madje po hesht dhe vetë Jamarbër Malltezi. Më 2012, kohë kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha, superdhëndri është paguar nga shefi i tij për të bërë vlerësimin strategjik mjedisor të Planit të Përgjithshëm Vendor, një plan i cili legjitimoi ndërtimin e një sërë pallatesh shumëkatëshe në disa nga zonat e gjelbëruara të Tiranës, si pallati 17 katësh te Diga e Liqenit apo përballë Fakultetit të Ekonomisë.

Dhe pasi u bllokua, me kërkesën e Veliajt, superdhëndërri protestoi rëndë atje.

Kryetari i Bashkisë Veliaj u shpreh kundër ndërtimit të pallatit 17 katësh te diga pasi leja e dhënë bie ndesh me raportin e Bordit të Digave.

Sipas tij kjo çështje me interes për qytetarët dhe parkun e liqenit nuk mund të gjykohet nga gjyqtarë që janë familjarë me ndërtuesit e pallatit 17-katësh.

Tashmë pritet që Rama t’ia “dhurojë” në tavolinë këtë pallat Bashës, thjeshtë e vetëm si “mall këmbimi” për të mbyllur gojën për taksën e Rrugës së Kombit. Nuk e ka për herë të parë.

I dha dhe 13.3 milionë euro vjehrrit të Bashës, pavarësisht se kishte ndërtuar një pallat në det, kundër çdo ligji.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com