Një automjet Audi Q7 është djegur rreth ores 01:30 të mesnatës së sotme në lagjen Çlirimi në Elbasan. Makina është në pronësi të 46-vjeçarit me iniciale A.B dhe dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm.
Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.