Kishin paralajmëruar se nuk do të kthehen jo në Kuvend por as në zyrat e partisë, por do të derdhen vetëm rrugëve.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk lanë ekran dhe podium pa folur ditë pas dite, duke tentuar të krijojnë idenë se tashmë në Shqipëri ka filluar mosbindja civile.
Liderët e opozitës deklaruan se do të vihen në krye të protestave për taksën e Rrugës së Kombit, për rritjen e taksave në të gjithë elementët jetësore nga qeveria Rama dhe se do të jetë pranvera e rrëzimit të kësaj qeverie. E cila sipas Bashës dhe Kryemadhit ka futur në kthetrat e saj tërë jetën ekonomikë, sociale dhe politike të vendit.
Teksa dëgjoheshin deklarimet e liderëve të opozitës, të krijohej një përshtypje e thellë se punët po ecnin mbarë për opozitën, çështja e rrëzimit të kryeministrit Edi Rama ishte punë ditësh. Por nuk ndodhi kështu.
Pikërisht sot, pas një takimi kokë më kokë mes tyre në selinë e PD, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur braktisjen e mosbindjes civile dhe futjen e opozitës në Kuvend. Për “të degjeneruar Ramën” sikurse thuhej në mbledhjet e grupeve parlamentare respektive. Duke u kthyer në këtë mënyrë “të dhjerë por krenarë” në Kuvend. Dhe ku dihet se Edi Rama, për fatin e keq të opozitës dhe të shqiptarëve tallet dhe as që e llogarit as Bashën dhe as Monikën.
Kështu që mosbindja civile “vdiq”, bashkë dhe me opozitën. Një “vdekje” të tillë “Pamfleti” e ka paralajmëruar javë më parë. Kur ka shkruajtur se kryeministri Rama i “dhuron” Lulzim Bashës pallatet 17 katëshe për ti ndërtuar tek “Liqeni artificial” në Tiranë.
Janë një kompleks pallatesh që me vendim të Gjykatës përfundimisht u lejuan që të vijojnë ndërtimin.
Biznesmeni i familjes Berisha-Basha, Bashkim Ulaj i ka dhuratë nga Lulzim Basha kur ishte kryebashkiak në Tiranë. Basha heq dorë për pallatet nga mosbindja civile.
“Pamfleti” e paralajmëroi dhe sërish na vjen keq që profecia funksionoi dhe këtë radhë.
Basha ka dhënë prova që për pallate jep dhe pushtet dhe nuk pyet. E bëri dhe para zgjedhjeve të 25 qershorit, ku pasi mori 13.3 milionë eurot e pallatit të shembur të vjehrrit në Vlorë, doli nga çadra. Madje hyri në qeveri me Ramën, mori 7 ministritë kryesore dhe 7 drejtoritë me lekë. Mori dhe rezultatin më të ulët në tërë historinë e PD më 25 qershor të vitit të kaluar.
Por dhe Kryemadhi ka nisur ti bëjë “fresk” kryebashkiakut aktual të Tiranës Erion Veliaj. Ndërkohë që dy liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pas takimit që zgjati një orë në selinë blu, vendosën që nesër të jenë në Parlament duke hequr dorë kështu nga qendrimi i ditëve më parë ku bënin thirrje për mosbindje civile e valë protestash, fillon ironia.
Këtë vendim e ironizon Agim Xhafka, gazetari që prodhoi lajmin e bujshëm javë më parë kur Berisha në një kafe i rrëfeu se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD dhe të larguarit duhet të kthehen.
“PISHINA. Vajtja e PD-së nesër në parlament si vajtja e Nestit në pishinë, ku nga uji i ndotur atje ngordhi menjëherë një bretkocë që hodhën si provë. Vërtet notoi Nesti gjysëm ore, por ka dy vjet që nuk po largon dot ekzemat nga lëkura. Kujdes Bashë, se do lulëzosh nga myku…”, shkruan Xhafka.
Basha ka treguar se pallatet e tundojnë.Pamfleti.com