Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 40-vjeçarit Kastriot Gjuzi, i cili vrau 28-vjeçarin Mario Majollari, si hakmarrje për vrasjen e të të vëllait nga babai i viktimës. Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një person që e ndihmoi Gjuzin të largohej nga vendi i vrasjes. Kastriot Gjuzi nuk ka pranuar të flasë lidhur me vrasjen e Marjo Majollarit pasi i është dorëzuar Policisë shqiptare nga ajo kosovare dje. Ai u kap duke kaluar kufirin e gjelbër për në Kosovë. Pasi u mor dy herë në pyetje nga Policia e Tiranës , ai nuk ka pranuar të flasë, sipas shqiptarja.com. Policia po kërkon tashmë mikun që e ndihmoi në vrasje.
Mësohet se grupi operacional i policisë e ka ndjekur me qen gjurmues deri në afërsi te Kafes së Rremës Gjuzin pas vrasjes, por më pas i kanë humbur gjurmët e tij. Gjuzi akuzohet për veprat penale të ”Vrasjes për gjakmarrje” dhe ”Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal.