Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesë e një bande për vjedhjen e automjeve. Por shqiptari është arrestuar gjatë dasmës së mikut të tij. Policia italiane në Milano ka arrestuar 46-vjeçarin italian Dante Di Lalla, pak orë përpara dasmës së tij.
Së bashku me të u ndalua edhe shqiptari 29-vjeçar, Zef Frisku. Ky i fundit ishte dëshmitar në dasmën e mikut të tij italian. Arrestimet vijnë pas shkatërrimit të një bande kriminale që merrej me vjedhjen e automjeteve. Më pas ato çmontoheshin dhe futeshin në tregun e zi si pjesë këmbimi.
Në total në prangat e karabinierëve përfunduan 12 persona; 1 hungarez, 7 shqiptarë dhe 4 italianë.
Zef Frisku, sipas policisë italiane është një person i rrezikshëm. Në 2015 policia ka tentuar ta arrestojnë, po ai është përleshur me efektivët e policisë.
Po ashtu ai akuzohet edhe për aktivitete të ndryshme kriminale, si grabitje, pastrim parash, armëmbajtje pa leje. /BW