Rubrika argëtuese e emisionit “Kjo Javë” në News24 sjell disa nga momentet më pikante të kësaj jave që po mbyllim.s
Deputeti Taulant Balla i shkel syrin dikujt sa del nga komisioni. Nuk e dimë nëse është ndonjë koleg apo ndonjë femër. Po jo pak kuriozon çanta ‘gjigande’ e deputetit socialist Eduard Shalsi ndërsa del nga Kryesia e Kuvendit si në një skenë filmash të 007. Çfarë mund të kishte brenda përveç dokumenteve?!
E përkrah Federica Mogherinit me një qëllim shumë serioz për të dorëzuar rekomandimin e KE për çeljen e negociatave, ambasadores Vlahutin nuk i binden flokët, teksa era shkon kundër vullnetit të saj, ajo përpiqet t’i ulë poshtë. Të njëjtin problem duket se ka edhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
S’ka munguar qëndrimi mospërfillës i deputetit Tom Doshi ndaj lajmit se SHBA-të i kishin ndaluar hyrjen familjarisht. Duket se deputeti malësor nuk ka frikë nga asgjë. Por as Saimir Tahiri edhe pse është nga Jugu. Dialogu mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit Saimir Tahiri si dhe prononcimi i tij jashtë parlamentit me shprehjen e famshme ishte pjesë e rubrikës argëtuese.
Ndiqni këto momente gazmore: