Kjo është foto e fundit e Armand Hallvaxhiut, pak orë para se të humbiste jetën gjatë një zhytje në det që rezultoi fatale për të, shkruan ShkodraNews.
Miku i tij, Dardan Delija i cili mesa duket e ka takuar i fundit, ka publikuar foton e fundit të Mandit, i cili shfaqet i buzëqeshur duke i dhënë makinës rrugës për Vlorë ditën e djeshme.
Sakaq Dardani rrëfen bisedën e fundit me 34-vjeçarin: Me the që “Do bëjmë namin”…
Ja postimi rrënqethës i mikut te tij:
Armand Hallvaxhiu o Vëllai im. Kështu e nisëm ditën dje herët në mëngjes duke bër atë që na pëlqente më shumë në botë ty dhe vëllezërve tanë. Po e shoh me kujdes që rrezet e diellit vijnë drejt teje. Kjo paska qen shenja. Por unë nuk kuptova asgjë. Ndoshta ti e ke ditur dhe ske folur. Ndoshta e ke ditur pasi një natë përpara ishe shumë optimist.
Me the që “Do bëjmë namin”. Zakonisht e thoja unë. Por këtë herë ti ishe plot entuziazëm, nuk e le gëzimin për në fund të gjuetisë siç bëje përherë.
Ndoshta e ke Ditur ose e Ke ndierë por unë kurrë nuk mendoja që ti do ndaheshe kaq herët. Mendoja që të gjithë ne së bashku me ty do plakeshim e do gjuanim me pushkë me ajër.
Se ti do thoje ” Plako, s’kena mo takat me kariku fusionat”. Ja kështu mendoja. U largove tepër herët. Na le bosh, dhe pa batutat e tua nuk do e zbusim dot dhimbjen. Tedi sot më hoqi pak mallin Tënd. Ma kishe përmendur me qindra herë dhe ai fliste njësoj si ty. Por vetëm pak se për ne ty askush nuk zëvendëson.
Më pyeti djali tani se çfarë të ndodhi ty. I thash që ty të morri deti se të donte shumë. Është më I fortë se unë deti, dhe ndaj të morri pa na pyetur se sa shumë do na mungoje ti. Trupin nuk ta morri dot , por të morri gjënë më të çmuar.
Shpirtin tënd të bukur e mori e ta ngjiti lartë. Tani jemi bosh. Ideja që do të na mungosh përherë që këtej e tutje qenka e pa durueshme. Dritë tu bëftë shpirti se çdo ditë të jetës na e ke bër të gjithëve më të bukur me mirësinë e dashurinë që na ke dhuruar.ShkodraNews