Loading...

Deklarta e fortë: “Pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit brenda pallatit nuk kanë shpëtim”

“Pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit brenda pallatit nuk kanë shpëtim”. Ky ka qenë paralajmërimi i rradhës i kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të PS-së.

Duke folur për procesin e Vettingut Rama tha se ora e drejtësisë po troket pa dallim për këdo që është i përfshirë në korrupsion.

“Pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit brenda pallatit nuk kanë shpëtim, njerëzit po e shohin se si po përshkallëzohet procesi e si po ikin një e nga një ata që e mbajtën peng pallatin e drejtësisë, ne duhet të shpjegojmë se ata nuk shpëtojmë me kaq. Vetingu është pastrimi dhe vënie e një sistemi drejtësie që jep drejtësi dhe nuk do lërë askënd nga ata që ikin pa e rithirrur për ti thënë ku i gjete paratë.

Ashtu si njerëzit përsërisin pse s’bëhet vetingu nga qeveria dhe politika. Vetingu që po bëhet ka synimin të pastrojë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua, edhe për këdoqoftë tjetër atë që sot vetingu bën për gjykatësit dhe prokurorët. Duhet të jemi krenarë që PS, që është e vetmja forcë, që mendon dhe vepron si forcë e të ardhmes”,  tha Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com