Loading...

Deklarata surprize e Rames ne mbledhjen e grupit te Partise Socialiste

Kryetari i PS dhe kryeministri, Edi Rama, ka bërë një deklaratë suprizuese në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste. Duke komentuar zhvillimet politike dhe punën e deputetëve socialistë, Rama deklaroi se PS duhet të punojë me qytetarët dhe bazën e partisë, “njëlloj sikur zgjedhjet të ishin në muajin qershor, tani”.

“Të punohet më shumë me bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, – ka deklaruar ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Ndërsa vëmendja duhet të ishte te qeveria dhe reformat ligjore në parlament, kryeministri u kërkon deputetëve të mendojnë për vota dhe mandate, pra për zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme. Zgjedhjet e ardhshme vendore janë një vit larg, ndërkohë që deklaratat e Edi Ramës në PS ngjajnë sikur të jetë fillimi i një fushate elektorale. Qëndrime të tilla, ngjajnë si sinjale që kryeministri u jep deputetëve dhe strukturave të partisë. Më shumë se apel për deputetët, kryeministri jep mesazhin publik se PS dhe qeveria e tij është në gatishmëri për zgjedhje të parakohshme. Kriza politike, protestat dhe gjithë reagimi në bllok i opozitës, pavarësisht se nuk i ka numrat në Kuvend, krijojnë një situatë të pakëndshme për qeverinë.

Edhe pse klima politike në Tiranë nuk është e favorshme për qeverinë, sinjalet nga Brukseli si rrallë herë, janë pro qeverisë. Sado që kritikat në Shqipëri janë në nivelet më të larta, me rekomandimin e BE në ‘xhep’ kreu i qeverisë do të sillet sikur ka arritur suksesin më të madh. Dhe këtë lojë ai, pra Rama, e luan mjeshtërisht bukur.

Nuk është çudi që për të shtensionuar situatën kryeministri të bëjë manovra elektorale duke përmbysur gjithë situatën politike. Këtë kontradiktë ku BE i hap negociatat dhe opozita në Tiranë i bllokon rrugët, Edi Rama mund ta zgjidh me një variant radikal, por jo dhe aq të panjohur.  Skema është dërgimi i vendit në fushatë elektorale. Me që PD dhe LSI duan ta rrëzojë, edhe me dhunë në sheshe, kryeministri Rama u hedh sfidën: Ejani më rrëzoni me vota në zgjedhje të parakohshme! Dhe koha kur e bën këtë është e favorshme për qeverinë, pasi nëse BE i jep statusin Shqipërisë, atëhere Rama dhe PS do ta rrotullojnë si shans fatlum për të rifituar prapë një mandat të ri qeverisës. Rama shfrytëzon faktin se Kodi Zgjedhor ende nuk ka nisur të diskutohet, kështu që zgjedhjet e reja do të jenë identike me ato të kaluarat, ku si rregull makineria qeverisë elektorale ka në dorë çdo gjë që lidhet me votat. BE dhe SHBA e shohin qeverinë e PS me probleme, por jo shqetësuese për stabilitetin në Rajon. Me sa duket me shumë po shikojnë stabilitetin se sa demokracinë! Nga ana tjetër opozita është e ashpër dhe luftarake, por pa organizuar dhe e pa testuar sesi do të funksionojë koalicioni në terren. LSI ka gati motorat për çdo sfidë elektorale, kurse PD ndodhet në një sherr akoma të pazgjidhur brenda vetes.

Fakti që Edi Rama, duke e ditur se qeverisja do shkojë më keq dhe situata do vrapojë drejt rrëmujës politike, duke e bllokuar qeverisjen, po lëshon sinjale për të tijtë se përgatituni si për zgjedhje parlamentare. Dhe shfrytëzon marrjen e Statusit nga BE, gjithnjë nëse e merr në maj. Për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nuk e pengon Kushtetuta, pasi Rama bën Mocion Besimi dhe vetrrëzohet, ndaj pas kësaj për 45 ditë shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare me këtë qeveri dhe kryeministër.

Opozita ka nevojë të jetë vigjilente, kryeministri diçka po thur.

Gjithkça mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com