Loading...

Deklarata e fortë e ministrit: Nuk do të ketë rritje pagash prej 6%. Rrëzohet kërkesa e sindikatës

Horst Seehofer, ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka kundërshtuar kërkesën e sindikatës Verdi për rritje pagash prej 6%. Ai ka theksuar rëndësinë e punëtorëve të sektorit publik dhe ka thënë se është e kuptueshme që ata dëshirojnë të përfitojnë nga rritja ekonomike.

Sindikata Verdi ka thënë se 17,000 persona kanë marrë pjesë në aksionet e së premtes, duke dërguar në 150,000 numrin e personave që kanë marrë pjesë në shprehjen e pakënaqësisë.

Lideri i sindikatës, Frank Bsirske ka thënë javën e kaluar se pret rezultate në raundin e tretë të bisedimeve që nisin të dielën në Postdam, afër Berlinit, shkruan rel.

Bisedimet pritet të vazhdojnë sot, pasi 150,000 punëtorë të sektorit publik kanë treguar pakënaqësitë e tyre javën e kaluar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com