Loading...

Çmenduri për talentin, 9-vjeçari firmos kontratë marramendëse

Firmat e njohura paguajnë shuma marramendëse për tu bërë sponsor të futbollistëve më të mirë, ndërsa disa prej tyre nxitojnë ta bëjnë një gjë të tillë me talente në shumë të vogël.

Këtë gjë ka bërë edhe një firmë e veshjeve sportive në Brazil, e cila ka firmosur një marrëveshje sponsorizimi me një 9-vjecar. Djaloshi quhet David Nogueira Carmo dhe është pjesë e ekipit të Santosit. Ai ka arritur të firmosë një kontratë 6-vjecare me firmën e veshjeve sportive, Puma, e cila shpreson se talenti do të bëhet një lojtar i madh.

David Nogueira Carmo

9-vjecari bëhet futbollisti më i ri që arrin një marrëveshje sponsorizimi. Një kontratë të tillë e ka marrë edhe Nejmar në moshën 12-vjecare. Djaloshi ka statistika shumë premtuese, ku ka shënuar 56 gola në 43 ndeshje dhe në Brazil presin shumë nga ai në të ardhmen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com