Nga Çlirim Hoxha
O Vlorë, o perëndimi vagëlluar… Buzëqesh se je në Vlorë, Ku moti të fton në vallzim, Ku deti dhe mali trimëron, të joshin në këtë përjetim. Ku vajzat e bukura si petale, me sytë si bajame lulëzuar, ku djemtë e gjatë si lastare, puhizën e mbrëmjes kanë freskuar.
Ku shëtitores i thonë Lungomare, ku gjëmon muzika e kulluar, ku restorantet dhe baret traditare, të ftojnë me gaz për të festuar. Ku mbrëmja me vellon magjistare, ku shëtisin njerëzit e gëzuar, ku dhe Hëna majë qiellit vetmitare, xhelozon me yjet e ndriçuar. Ku dashurohet rinia zemërzjarre, ku puthet buza përvëluar, ku rrahin zemrat gjokskrenare, buzë detit në mbrëmjen e praruar.