Burrë e grua ekzekutohen në mes të rrugës pas një konflikti të çastit që ka ndodhur për motive të dobëta.
Sipas “Hurriyet”, ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin Akhisar të provincës së Manisës në Turqi, pranë Izmirit.
Mesohet se autori i krimit fillimisht ka debatuar ashpër me çiftin e bashkëshortëve Mehmet dhe Zeynep Kaya në rrugë, e më pas ka nxjerrë nga beli pistoletën duke i qëlluar me plumba në kokë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, por as burri e as gruaja nuk arriti tu mbijetojë plagëve.
Autori i krimit ndërkohë ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen dhe arrestimin e tij.