Loading...

Bufon: Arbitri mbeturinë, nëse nuk e bënte këtë punë të rrinte në tribunë me gruan …

Kapiteni i Juventusit, Xhanluixhi Bufon është shfaquri “tërbuar” në përfundim të ndeshjes, pas vendimit të arbitrit anglez për t’i dhënë Realit penallti dhe më pas e ndëshkoi me karton të kuq. Duke folur për “Premium Sport”, ai u shpreh:

“E vërteta është se jemi njerëz të sportit, njerëz të futbollit. Dimë se si të përballemi me këto sfida. Nëse gjyqtari nuk e bën dot një gjë të tillë, atëherë të qëndrojë në tribunë me gruan e tij, të hanë patetina, dhe të lërë dikë tjetër që ta bëjë këtë punë. Një qenie njerëzore nuk mund të na nxjerrë nga Championsi në këtë mënyrë. Reali e meritoi kualifikimin, janë një ekip fantastik, por nuk mund të jepet një penallti e tillë në minutën e fundit, kur është e dyshimtë dhe në këtë rast shumë e dyshimtë. Arbitrin mund ta quajë një mbeturinë. Kemi bërë një kthesë të pabesueshme”, u shpreh Bufon. /Koha Jonë/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com