Shqipëria është përfshirë sërish në artikujt e mediave ndërkombëtare por kësaj radhe për diçka shumë më të frikshme se trafiku i drogës.
“The Mirror” ka publikuar disa pamje ku shkruan se në liqenin e Prespës është fotografuar një krijesë e frikshme që njihet me emrin përbindëshi i Loch Ness.
Kjo krijesë është fotografuar për herë të parë në ujërat e Skocisë dhe legjendat mbi të janë të panumërta.
Një profesor i njohur me emrin Jonoski ka udhëtuar për herë të parë në ujrat e liqenit të Prespës në vitin 1970, dhe ai tregon se si banorët e zonës ishin në dijeni të ekzistencës së kësaj krijese, dhe ishin shumë të frikësuar.
Ai është shprehur se:
Shumë gjëra ndodhin në ujrat e Prespës, që nuk ndodhin në vende të tjera”
Përpara 5 vitesh ky përbindësh është fotografuar në liqenin e Prespës në territorin grek, ndërsa pamjet kësaj here vijnë nga fshati turistik i Shqipërisë Pretor.
Monstra e Loch Ness
Legjenda e përbindëshit të liqenit Ness shkon prapa në shekullin e gjashtë, kur ajo iu referua në fillim biografisë së Shën Kolumbas. Misionari irlandez thuhet se ngeci në funeralin e një njeriu i cili ishte vrarë nga një gjarpër i liqenit (fjala skoceze Loch “Liqeni”).
Besimet e njerëzve rreth përbindëshit janë rifreskuar në vitet 1930 kur një çift raportuan shfaqjen e parë moderne të tij.
Që atëherë, ka pasur një rritje të shfaqjeve të raportuara të qënies – i njohur lokalisht si “Nessie” – madje edhe dokumentacion të pretenduar fotografik. Në vitin 1934, Dr Robert Kenneth Wilson mori foton e quajtur “Fotografia e kirurgut”, e cila dyshohet se tregon kokën e përbindëshit dhe qafën.
Në 1969, një nëndetëse lëvizi në thellësitë e liqenit Loch Ness, në përpjekje për të gjetur bishën.
Për fat të keq, ato kërkime dolën duarbosh.