Loading...

Bolena : Fshat i Kurveleshit të Poshtëm ose pllaja juglindore e krahinës së Mesaplikut

Bolena, fshat i Kurveleshit të Poshtëm ose pllaja juglindore e krahinës së Mesaplikut,ne rreze te malit te Çipin-it me zanafillën në histori, e bolenasve në vazhdë, gjithëherët ka qenë dhe shprehur simbioza e shpirtit vullnet-hekur, çka përbëjnë krenarinë e këtij vendi. Sillen në ndërgjegjen krijuese gjasa e bema te se kaluares labe, siç sillet flladitur, mbi qiellin e Bolenes , krahet e nje shpendi ne fluturim e burrat pleq vene doren mbi balle te keqyrin zogun e paperkulshmerise me emrin “Shqiponje”. Pa pikë mëdyshje, keshtu.

Vite më parë u shfaq ne Vlore dhe në arenën kombtare një liber sadisfaksionues “Ana Bolena” ose Anne Boleyn. Buja pati beftinë interesante, libër i shkruar prej P.V., studim, përkthim dhe i përshtatur në shqip me stërmund e po aq përkushtim. Beftia ishte e karakterit historik vetem e vetem per hipotezën e shtruar se Ana Bolena, mbretëresha e Anglisë, gruaja e Henrikut VIII, na delka me gjak të hershëm arbëror. Dhe nga Bolena e Kurveleshit të Poshtëm, në administratën e Vlorës labe.

Ndonëse një fshat i vogël, Bolena ka një histori për tu lexuar dhe njerëz për tu kujtuar.

Ali Pasha ka kaluar adoloshencën e tij në Bolenë.Ali Pasha eshte shpetuar nga nje çoban nga Bolena ne kohen kur e ndiqnin hasmit per ta vrare.Çobani e rriti si djalin e tij.Pas mori pushtetin Ali pasha e kerkoi familjen ku u rrit dhe njeren nga motrat e mori ne Janine ku jetoi deri ne fund te jetes se saje.

Në periudhën e Tanzimatit fitojnë nam Leskodukajt me çetën e tyre legjendare dhe më pas është historia e fshatit fut në radhët e saj Isuf Bushin e Parë dhe Isuf Bushin e Dytë. I pari i njohur si luftëtar dhe me bustin që sot e kësaj dite gjendet në mes të Janinës, ndërsa i dyti si ish-diplomat i Rumanisë në Janinë që më pas do të linte selinë për tu kthyer në vendlindje ku do të hapte të parën shkollë shqipe.

Në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe përfshirjen e këtij fshati në luftë ku rane Deshmore te Atdheut 54 djem e vajza te ketij fshati , duke u ndalur në disa nga heronjte, Asim Aliko,Pelivan Leskaj rene deshmore ne betejen e Drashovices ne 24 Nentor te 1943. Gjithashtu dhe Sose Hysaj e vrare ne clirimin e Tiranes eshte nga Bolena.

Bolena nuk shënon në historinë e saj vetëm luftra dhe figura që kanë fituar përmasa epike, por edhe personalitete në fushën e sportit. Të paktën 41 sportistë kanë lënë emrat e tyre në historinë e sporteve të ndryshme jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Më të spikaturit, janë profilizuar në dokumentar, si Bejkush Birçe, Perlat Musta, Alban Bushi dhe Romela Bega.

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për foto fshati boleneRezultate imazhesh për foto fshati boleneRezultate imazhesh për foto fshati boleneRezultate imazhesh për foto fshati boleneRezultate imazhesh për foto fshati bolene

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com