Një bebe ka lindur në Kinë me anë të “nënës zëvendësuese”, katër vjet pas vdekjes së prindërve të tij biologjikë në një aksident me makinë, shkruan BBC.
Çifti, i cili vdiq në 2013-n kishte ngrirë në frigorifer disa embrione me shpresën se do të arrinin të bëheshin me fëmijë me anë të metodës “In Vitro”.
Pas aksidentit, prindërit e viktimave, “luftuan ligjërisht” që të mund të përdornin embrionet.
Djali lindi në Dhjetor nga një “nënë zëvendësuese” nga Laosi dhe rasti u raportua nga “The Bejing News” këtë javë.
Në kohën e aksidentit, embrionet ruheshin në spitalin e Nanjing në demperaturën minus 196 gradë me nitrogjen.
Beteja gjyqësore u dha të katër gjyshërve të fëmijës të drejtën mbi fertilizimin e vezëve.
Kështu, gjyshërit e ardhshëm bashkëpunuan me një agjensi të “nënave zëvendësuese” dhe vendosën ta bënin një gjë të tillë në Laos, ku ishte e ligjshme.
Duke qenë se asnjë linjë ajrore nuk pranoi të transportonte termusin me nitrogjen, ngarkesa u transportua me makinë.
Asnjë nga prindërit nuk ishte gjallë për të vërtetuar atësinë, ndaj të katër gjyshërit dhanë gjak për testet e ADN-së për të vërtetuar se bebja ishte vërtet nipi i tyre dhe sigurisht, kishte kombësi kineze.