Lulzim Basha dhe opozita me sa duket të keqen më të madhe se nuk po njohin progres drejt pushtetit cilësojnë ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu.
Jo pa qëllim të gjitha sulmet jo vetëm të eksponentëve të PD por dhe të atyre të LSI janë drejtuar në drejtim të Lu.
Ambasadori amerikan ka paralajmëruar më se njëherë se dëshirat e tij më të mëdha janë “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit në burg dhe shtyrja e mandatit dhe një vit në Shqipëri.
Madje nuk përjashtoi dhe mundësinë që të qëndronte përgjithnjë në vendin tonë, pasi është një vend që i pëlqen shumë.
Një deklaratë e tillë ka tërbuar demokratët dhe përfaqësuesit e LSI, që nuk lënë rast pa e sulmuar.
E sulmojnë për reformën në drejtësi, për mungesën sipas opozitës të goditjes ndaj kryeministrit Rama, për LGBTI dhe për çfarë u vjen në shteg.
Ndërkohë që rifillojnë sërish llogaritë aerithmetike se sa orë, ditë, javë e muaj i kanë mbetur në Shqipëri Donald Lu.
Ndonëse ambasadorit amerikan i skadon afati trevjeçar i qëndrimit në Shqipëri, opozita është e shqetësuar qoftë dhe për një ditë më tepër qëndrimi në Tiranë të Donald Lu.
Këtë shqetësim opozita e shpreh jo vetëm për mesa deklaratave për mediat të liderëve politikë por dhe përmes portaleve afër saj.
Në fillim ishte portali i Zenit që lajmëroi përfundimin e afatit të mandatit të Lu në Tiranë. Tani është portali i Bashës që shkon më tej, duke deklaruar se DASH e ka përcaktuar pasuesin e Donald Lu. PD zbardh dhe dëshirën për të qënë një mik i PD sipas saj.
Kështu burime diplomatike për “Politiko.al”, portal afër Bashës ky, konfirmojnë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka përzgjedhur diplomatin që do të shërbejë si ambasador në Tiranë.
Sipas portalit ambasadori i ri do të jetë diplomat karriere dhe emri pritet të bëhet publik së shpejti. Ambasadorit aktual Donald Lu i përfundon mandati këtë verë, ndërkohë që emri i zëvendësuesit të tij pritet të konfirmohet sapo Mike Pompeo të zyrtarizohet si Sekretar i Shtetit, duke zënë vendin e Rex Tillerson sqaron portali i Bashës.
Sipas tij, me ardhjen e Pompeos në krye të DASH priten ndryshime edhe në poste të tjera të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë, siç është ai i nënsekretarit të dytë të Shtetit për EuroAzinë.
Portali i Bashës raporton dhe njëherë se një prej emrave të përfolur për këtë post është ai i Jonathan Moore, ish shefi i zyrës së Euroazisë për Ballkanin, dhe së fundmi shefi i Misionit të OSBE në Sarajevë. Një dëshirë e kahershme e PD, e bindur se ndryshimi i ambasadorëve do t’i vijë për mbarë dhe do ta ndihmojë për të ardhur në pushtet. Siç mendoi se dhe me ardhjen e Trump, do të vinte Basha në pushtet. Madje përdori dhe financim rus vetëm e vetëm që të lobonte në SHBA për një foto me Trump. Dhe rezultati dihet tashmë: PD shënoi rezultatin më negativ që nga themelimi, Rama vjen i vetëm në pushtet.
Ndërsa vetë kreu i PD Lulzim Basha është nën hetim nga FBI në SHBA dhe prokuroria shqiptare për lobim me para ruse nga parajsat fiskale.Pamfleti.com