Kujt do ia merrte mendja që Lulzim Basha, politikani i qeshur që fshihet gjithnjë pas të tjerëve, do të merrte guximin dhe të përballej me Sali Berishën.
Askush nuk e çonte ndër mend që Basha do të ishte aq i zoti sa të nxirrte përjashta Sali Berishën, familjen e tij dhe të gjithë të besuarit e tyre.
Lulzimi e ka kuptuar se PD është partia që ai drejton, është shtëpia e tij dhe ka të drejtë ta arredojë si të ketë qejfin ai dhe jo si do Berisha.
Basha edhe pse është kryetar, ai nuk ka fuqi. Në parti vendos Saliu.
Duket se kryedemokrati e ka kuptuar se ai që ia dhuroi partinë, ai edhe po e vret politikisht duke e bërë kurban për dinastinë Berisha.
Duke parë që vetë Basha po behet sakrificë për Shkelzenin dhe Argitën, ai ka marrë guximin dhe ka goditur me grusht të fort Saliun.
Numri një i opozitës dha disa herë sinjale që po sulmon hapur babin e tij politik. Kujtojmë se para pak kohësh, Basha doli në media dhe kritikoi Berishën për dy tendera. Kjo nuk ishte pak.
U pa se mes tyre ka luftë. Kjo e nisur nga Berisha. Ish-kryeministri, kërkon që mbi supet e Lulzimit të shpëtojë të bijën Argitën, të birin Shkëlzenin dhe Ilir Metën me Monika Kryemadhin.
Dilema është e qartë, ose këto të katërt ose Lulzim Basha. Duke u konsultuar me ndërkombëtarët Basha, ka marrë guximin që të shpëtojë veten e tij dhe të mos bjerë dëshmor për fëmijet dhe aleatët e Berishës.
Ndryshimet statutore që bëri Lulzim Basha ditët e fundit në PD, kanë goditur rëndë Sali Berishën.
Ndryshimet në statut, miratuar ditën e premte nga Këshilli Kombëtar, përjashtojnë Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit nga Kryesia e Partisë Demokratike. Krahas Malltezit nga Kryesia e PD largohen automatikisht edhe krerët kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin PD si Flamur Noka, Jemin Gjana, Tritan Shehu etj. Pra të gjithë shërbëtorët e Saliut.
Flamur Noka, është një nga njerëzit e besuar të Berishës që hidhet në sulm kur i thotë padroni. Noka shquhet për sulmet dhe dhunën në Kuvend, jo për intelektin dhe dijen e tij.
Genc Pollo, edhe pse u afrua me Bashën kohët e fundit, kryedemokrati e ka kuptuar se Pollo është nga fryn era. Pollo ka djegur disa herë Berishën dhe nuk e ka problem që të djegë edhe Bashën.
Albana Vokshi, gjithashtu është në shërbim të Berishës.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Saliut dhe burri i Argitës, s’ka lidhje me politikën, por është futur që të forcojë pozitat dhe zërat pro familjes Berisha.
Sherefedin Shehu dihet se është një nga shërbëtorët e Berishës dhe është pozicionuar tek grupi anti-Basha.
Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Berishës, kuptohet se ajo është në krah të Saliut.
Kështu kemi të bejmë me një spastrim të madh të PD nga të inflirtuarit e Berishës. Kjo do të thote dobësim dhe vdekje për ish-kryeministrin. Duke mos patur fuqi në parti, Berisha do të bjerë nga pushteti. Kjo ishte një lëvizje e guximshme por e vonë nga Basha.
Megjithatë më mirë vonë se kurrë!/Pamfleti.net