Loading...

Basha katandis qytetarët në rrugë, zbulohet urdhri që do të zbatohet të enjten

Pas takimit me krerët e degëve mësohet se PD ka vendosur nisjen e mos bindjes civile. Sipas informacioneve të enjten do të ketë bllokim rrugës kryesore, si shenja e parë e mosbindjes civile.

Rrugët që do të bllokohen Lushnje-Fier, Vorë-Fushë Krujë dhe akse të tjera në veri të vendit.Pjesa më e madhe e grupit parlamentar do të jetë me qytetarët në protestat që do të zhvillohen ne këto akse. Ndërkohë që mendohet që disa nga drejtuesit e grupit parlamentar do të jenë në parlament për ti kërkuar qeverisë të reflektoj.

Deklarata e Lulzim Bashës

Mashtrimet e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij janë shenjat e panikut dhe dëshpërimit që e ka kapur. Thelbi i çështjes është ky: Rama i grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj iu bie dyfish me kërbaç dhe reagimi i tyre në Kukës dhe reagimi i tyre në mbarë Shqipërinë është reagim kundër padrejtësisë dhe grabitjes.

Çfarë dua të them me këtë?

Merr 200 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve për mirëmbajtjen e rrugëve, nuk shpenzon asnjë cent nga këto lekë për Rrugën e Kombit por vendos taksë të re të papërballueshme. Nuk shpenzon asnjë cent nga këto 800 milionë euro që ka mbledhur në këto 5 vite dhe taksën e qarkullimit që e ka rritur për mirëmbajtjen e rrugëve, por i jep ato me koncension, pra iu vendos taksë të dyfishtë shqiptarëve. Ata që u çuan janë njerëzit më të varfër, më të shpërfillur, më të braktisurit e Shqipërisë ndër vite, ata u çuan për bukën e gojës.

E dëgjuat atë burrin që thoshte se, jetoj 20 metra nga trau dhe s’kam mundësi të shkoj e të vij në shpi me 5 euro sa herë që kaloj traun.

Kjo është arsyeja e revoltës së këtyre njerëzve të thjeshtë. Revoltë e cila ka përkrahjen e gjithë shqiptarëve, të cilët po deklarojnë një zëri që janë dhe ndihen kuksianë.

Pse e thonë këtë?!

Sepse janë njësoj si kuksianët subjekt i grabitjes së dyfishtë të Edi Ramës; mbledh taksa por këto taksa nuk i çon për arsyet që i mbledh, as për mirëmbajtje rrugësh, as për shkolla të reja, as për spitale të reja, i çon për inceneratorët e Arben Ahmetajt, i çon për milionat që merr Vilma Nushi. Asnjëri prej tyre nuk bën punë. Për Vilma Nushin falsifikohen formularët dhe checkohen të vdekurit. Për 25 milionë euro në vit që merr Arben Ahmetaj po bëhet gati të sjellë plehrat e Italisë .

Me paratë e shqiptarëve nuk u shërbejnë shqiptarëve. Ndaj dhe kjo është në radhë të parë një reagim dhe kryengritje qytetarësh kundër grabitjes së dyfishtë që i bën Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve dhe oligarkëve që ndan këto para.

Së dyti është një reagim ndaj padrejtësisë së dyfishtë. Një javë i la kohë me prokurorinë dhe policinë e tij Arbër Çekajt të arratisej megjithëse kishte sjellë 180 milionë euro kokainë në Portin e Durrësit. Saimir Tahiri iu dha makinën trafikantëve të drogës dhe është kapur në përgjimet e aftimafies, bredh i lirë dhe i lirë bredh edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar si trafikant ndërkombëtar droge. Të lirë janë habilajt, Balili dhe dhjetëra kriminelë por iu turri policinë familjeve më të varfëra të Shqipërisë. Në mes të natës arrestoi 23 kryefamiljarë. Pse?! Sepse protestuan për mbijetesën e tyredhe fëmijëve të tyre. Kjo është padrejtësia e dyfishtë. Kriminelët, ata që bëjnë drogën, politikanët e korruptuar, politikanët e lidhur me krimin bredhin të lirë ndërsa njerëzit që çohen dhe protestojnë për të drejtat e tyre, që çohen dhe protestojnë kundër grabitjes dhe padrejtësisë, terrorizohen.

Pse ushtrohet ky terror?!

Ky terror ushtrohet që të mos ngrejnë zërin, që ti bëjnë shembull para shqiptarëve dhe kjo është mendësia e diktatura kur iu afrohet fundit. Prandaj kam bërë thirrjen e djeshme për mosbindje qytetare që do të thotë refuzim i padrejtësisë, refuzim i grabitjes.

Po, do të thotë të mos paguajnë taksat e rritura. Është një thirrje ndaj sipërmarrjeve të vogla të mos e paguajë TVSH-në sepse këto taksa nuk shkojnë për qytetarët. Këto taksa vidhen dhe shpërdorohen ngda Edi Rama dhe banda në pushtet. Ndaj e përsërish këtë thirrje; mos paguani taksat. Nuk ka çfarë tu bëjë.  Nuk arreston dot të gjithë popullin. Kjo është rruga për t’ju kundërvënë grabitjes së dyfishtë dhe padrejtësisë së dyfishtë. Dhe në këtë rrugë dhe në çdo veprim që qytetarët do të ndërmarrin, opozita do të jetë tërësisht dhe në të gjitha format dhe mënyrat në krahun e tyre siç jemi sot në krahun e qytetarëve kuksianë, siç jemi sot në krahun e atyre 23 të arrestuarve që protestuan për fëmijët e tyre dhe për mbijetesën e tyre, që duhet të lirohen menjëherë.

Thirrja që unë i drejtoj është që të tërheqë menjëherë policinë nga Kukësi. Të lirojë të 23 personat e grabitur në mes të natës. Të arrestojë Saimir Tahirin. Të arrestojë Fatmir Xhafaj vëllanë e vet që është i dënuar për drogë dhe vazhdon të jetë një ndër bosët kryesorë të drogës në Vlorë. Të arrestojë Balilin, të arrestojë habilajt. Të mos merret me nejrëzit e thjeshtë. Deri në atë moment, mosbindja civile, refuzimi i grabitjes së dyfishtë dhe padrejtësisë së dyfishtë, është rruga që opozita i tregon popullit dhe me të cilën do të udhëheqë popullin drejt refuzimit pakushte të kësaj grabitje dhe padrejtësie të dyfishtë.

Pyetje: Kur do fillojnë protestat?

Basha: Protestat kanë filluar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com