Avokatja e Popullit beri nje deklarate te forte qe u komentua gjeresisht sot ne media per gjyqtaren qe u verifikua nga KPK.
Reagimi i radhes eshte i deputetit te PS, Pjerin Ndreu. Erinda Ballanca, e cila kishte shkuar ne seancën dëgjimore me gjyqtaren Altina Xhoxhaj, tha se ajo është një ndër gjyqtaret me korrekte.
Ballanca u shpreh për mediat se i ka ndjekur të gjitha seancat, pasi sipas saj e ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.
Por për Ndreun kjo deklaratë është cënim i figurës publike që ajo përfaqëson dhe më shumë i ka ngatërruar punët e shoqes së saj.
REAGIMI I NDREUT
Avokatja e popullit me duket se nuk i di limitet e detyres dhe pozites se vet ne raport me institucionet e vettingut ! Ajo nuk ka tager te ndikoje apo te jape opinione, as gjate hetimit administrarativ dhe as gjykimit. Se sa shoqe ka kjo e si i njeh kjo gjygjtaret, ti mbaje per ne jeten private jo per te dhene konsiderata apo anatemu vendimet e nje trupe gjygjesore. Nuk kam asgje me zonjen Xhoxhaj sepse “ zonja eshte e zonja e vetes”, por avokatja e popullit duhet ta dije se eshte avokate e popullit dhe jo avokate e interesave personale qe skan lidhje me detyren e saj ! Me prononcimin vetem sa ka ngaterru e jo ndihmu shoqen, pervecse ka cenu figuren e avokatit te popullit !
DEKLARATA E BALLANCES PER MEDIAT
Unë personalisht kam qenë një nga përsonat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht cështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret me korrekte që ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta të skata dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur.
Unë nuk flas në lidhje me aspektet proceduriale. Nga pamja e parë sigurisht që u respektuan, u dha një argument u dëgjua pala tjetër. Rëndësi ka që reflektohen ato që janë prova. Avokati i Popullit ka qenë prezent në çdo seancë dëgjimore pasi ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.
Ju sot ishit si avokate e popullit apo si e njohur?
Erinda Ballanca:Unë jam si Avokate e Popullit. Unë e thashë përtej faktit personalisht unë nuk isha këtu si shoqe e saj për të ndihmuar, por personalisht e njohur shumë korrekte dhe kam ardhur ta dëgjojë edhe në mbrojtjen e saj. Komisioni nuk vendos çfarë them unë.