Një politikan italian, Matteo Vinçi, ka ndërruar jetë në Limbadi, Vibo Valentia, si pasojë e plagëve të marra pasi një bombë e vendosur në makinën e tij ka shpërthyer.
Sëbashku me Matteon ka qenë edhe babi i tij, i cili ka mbetur i plagosur.
Matteo Vinçi, ish-përfaqësues i barnave, kishte qenë kandidat për zgjedhjet e fundit komunale në listën “Limbadi të Lirë dhe Demokratike”.
Polica italiane ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për dinamikën e aksidentit.
Vibo Valentina njihet si një zonë me densitet të lartë të mafias.
42-vjeçari sipas medieve italiane ka qenë edhe herë tjetër pre e një atentati, ku kishte shpëtuar paq, por nuk ishte fatlum në atë të ditës sotme.
Në polici ai rezulton si person i pastër, pa të dhëna kriminale.