Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha sonte se prokuroria ka kërkuar të sigurojë urdhër arresti, për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, por ende nuk ka gjetur gjyqtarin e duhur për ta firmosur një urdhër të tillë.
“Ka një procedim numër 447 në ngarkim të Llallës, në prokurorinë e Durrësit.
Prokuroria ka synuar të sigurojë një urdhër arresti në gjykatë, masë sigurie, por me sa duket nuk e ka gjetur gjyqtarin e duhur. Kjo nuk do të thotë se nuk do ta gjejnë në vijim”, tha Hoxha në emision.