Loading...

Arta Marku hap dosjet e Metës, Berishës e Doshit. Frika nga burgu aktivizon “zarat” respektivë në media që e kërcënojnë. Tragjike se paguhen me taksat tona

Nëse kërkon të dish në Shqipëri se cili politikan është i fajshëm, atëherë evidento një akuzë dhe shih cili bën “zarin” për ta mbrojtur.

Në Shqipëri tashmë dihet se pjesa më e madhe e mediave janë të blera. Diku blihet pronari, diku blihet emisioni, diku blihet edhe ndonjë gazetar.

Ne i kemi kolegë dhe nuk është se na vjen mirë kur i atakojmë ndonjë herë, por akoma më keq na vjen kur na e kanë degjeneruar profesionin në këtë farë feje.

Aq sa kemi nisur të bëjmë prokurorin, gazetarin, gjyqtarin, politikanin, zarin dhe njeriun që lëkundet sa andej këndej.

Bledi Mane e degjeneroi gazetaren, teksa i foli si Rovena Gashi dhe me një bisedë vetëm 7 minutëshe nxori tërë llumin e gazetarisë në sipërfaqe.

Njerëzit u gajasen me këtë bisedë të sajuar të Bledi Manes me gazetaren Anduena Llabani, sikur po i fliste Rovena Gashit.

Por gazetarët u ndjenë të turpëruar se si një gazetare e vjetër, të përdoret në këtë farë feje.

Madje ajo e kishte arritur ‘majën’ teksa deklaroi në një emision televiziv nga më të ndjekurit në vend, se në takimin “kokë më kokë” të Ramës me Merkel, kjo e fundit i paskësh thënë Ramës që të mos e lejojë më vëllain Olsi Rama të bëjë trafik droge se la nam.

Dhe takim kokë më kokë Merkel-Rama në ballkonin e ndërtesës qeveritare gjermane, dhe e paska dëgjuar gazetarja këtu ne Tiranë çfarë është biseduar, kjo është të vrasësh veten.

Vetëm nëse ka qënë në brekët e Ramës, që e paska dëgjuar, ndryshe nuk ka asnjë shans.

Ne mirëkuptojmë çdo hall kolegu, pasi jemi njerëz. Dikush mund të ketë borxhe se ka mashtruar dynjanë, dikush për ndonjë bursë për kalamajtë, dikush për të luajtur apo paguar ndonjë borxh në kazino. Dikush dhe për të mbajtur ndonjë të dashur sekrete, pa e diktuar dynjaja dhe larg qoftë gruaja.

Nuk thonë kot, që “halli hallit nuk u ngjan”, pasi vetëm për bukë goje nuk themi se vuan asnjë gazetar, madje dhe më i thjeshti.

E marrim spunton për të bërë këtë hyrje të gjatë, për shkak të një emisioni që e paguajmë me taksat tona, në Televizionin Shqiptar.

Bëhet fjalë për emisionin “Java” në RTSH , i cili paska paralajmëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kallezime që “ngërthejnë histori të pazakonshme, madje të jashtëzakonshme të abuzimeve dhe shkeljeve korruptive të ligjit”, sipas ish drejtuesit të lartë të PD, PAD e prap PD, tashmë analist që ka fituara pavarësinë nga e majta me zhvendosje djathtas, Preç Zogaj.

Sipas Zogajt, i njohur si ithtar i PD dhe i Berishës, pavarësisht se ky i fundit e ka degjeneruar gjithnjë, akuzoi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku se janë kallzime që ose flenë, ose mbyllen nga organi i akuzës.

Zogaj tha se, për t’u dhënë kohën e nevojshme, ekspozimi i tyre do të bëhet në emisionin e ardhshëm. Duke paralajmëruar një sulm ndaj kreut të prokurorisë.

Por gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti Lorenc Vangjeli nuk kanë pritur të hedhin dyshimet e tyre për drejtimin e Prokurorisë.

Artan Hoxha tha se Prokurori i Elbasanit, Ardian Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, ashtu siç thuhet.

Ai shpjegoi se bëhet fjalë për ato lloj dorëheqjesh që në fakt janë largime për shkak të çeshtjeve kriminale në Elbasan, ku ka përpjekje dhe presione për të mos u hetuar.

Ndërsa gazetari Lorenc Vangjeli e ngriti dozën duke thënë se nëse ngec në rutinën e paraardhësit, fuqia që i hapi derën do ti tregoje derën prokurores se re. Duke nënkuptuar SHBA-në.

I futëm këto pasazhe deklaratash të tre njerëzve që bëjnë gazetarin në këtë emision në televizionin publik shqiptar që mbahet me paratë e qytetarëve shqiptarë, për të treguar se pse kanë nisur sulmet dhe kërcënimet ndaj kryeprokurores Arta Marku.

Për ti marrë me radhë, Preç Zogaj është ithtar i Berishës, i infektuar keq  nga “sindroma e Stokholmit”.

Për të gjitha ata që duan një sqarim të mëtejshëm për këtë sindromë, shpjegimi është i thjeshtë: Dashuria e viktimës me dhunuesin. Berisha e ka dhunuar Preçin aq fort sa nuk thuhet me fjalë.

I dyti, Artan Hoxha, njihet se është në “borderonë” e Tom Doshit, për hallet e veta sa herë që ia lyp nevoja Tomës del Artan Hoxha.

Kështu doli dhe kur e shpalli SHBA të padëshirueshëm dhe foli ato që foli, vetëm Toma s’kishte faj. Madje mesazhi ishte për Metën dhe Berishën sipas Hoxhës.

Dhe i treti Lorenci, që ndonëse ka qënë në heshtje këto kohë njihet si ithtar i Ilir Metës, e ka pasur dhe vijon ta ketë këshilltar të afërt.

Pse të tre këta përfaqësues të medias ishin në unison kundër Arta Markut, që e akuzonin se nuk po shqyrton dosjet e krimit, madje dhe fle mbi to.

Fakti është i thjeshtë: Dosjet e Metës, Berishës dhe Tom Doshin me sa duket janë duke u hapur, ndaj “zarat” respektive të tyre janë aktivizuar. Pra Arta nuk po fle, por i ka hapur këto dosje.

Këta “zara’ aktivizuar deri në atë shkallë sa të akuzojnë dhe Kreun e Prokurorisë shqiptare Arta Marku, madje dhe ta kërcënojnë se mund ta heqë SHBA.

Punë “zarash”. Por ama zarin e bëjnë me paratë tona, që paguajmë çdo muaj për RTSH tek fatura e energjisë.

Mesazhi ynë është i thjeshtë: Lerini presionet ndaj Arta Markut, këta njerëz e kanë vendin në burg dhe nuk ka djalë nëne e bir kurve që i shpëton, sado emsione të emetoni.

Qoftë dhe në RTSH. Eshtë jashtë fuqisë së Ramës që kërkon që ti mbrojë, apo Berishës, Metës e Doshit që duan të mbrojnë veten. Eshtë kapitull i mbyllur, SHBA e mbështet Arta Markun.Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com