Loading...

Arrihet marrëveshja, ja kur luhet Itali – Shqipëri

Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë një ndeshje luksi përballë asaj italiane. Natyrisht jo ekipi i parë, por ai i shpresave. Duket se Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur akordin sëbashku me homologen e saj italiane për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator të këtij viti.

Kjo miqësore do të zhvillohet në shtetin italian, ndërkohë në ditët në vijim do të percaktohet edhe orari i kësaj përballjeje. Pikërisht, në muajin shtator 21-vjeçarët kuqezinj kanë të programuar edhe një ndeshjë të vlefshme për eliminatoret.

Bëhet fjalë për ndeshjen Spanjë – Shqipëri që do luhet me 6 shtator. Më pas, në daten 11 shtator futbollistët e teknikut Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj axurrëve dhe më pas do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21: 11 tetor Shqipëri – Spanjë dhe 16 tetor Estoni – Shqipëri. Kujtojmë se pjesë e Kombëtares Shpresa janë edhe disa lojtarë të Vllaznisë, si Çinari, Sherri apo Krymi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com