Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme një 29-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Siç bëhet me dije, në pranga është vënë Ardit Kita nga Vlora, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me Burg”, për veprën penale ”Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.
29-vjeçarit i është sekuestruar një sasi prej 425 kg kanabis sativa një vit më parë, teksa po kalonte me kamion në portin e Durrësit.
Pas arrestimit, policia e Vlorës bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ”Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.