Loading...

Arrestohen policët, për 100 euro lejonin kalimin e kufirit të ndaluarve në “Shengen”

Dy punonjës të Policise Kufitare janë arrestuar pasi akuzohen se kanë lejuar të kalonin kufirin shqiptarëve të cilëve u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen.

Kjo bëhej kudrejt një shume që shkonte deri në 100 euro.

Të arrestuarit nga Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër janë Luan Xheka, me detyrë ndihmes kontollor PKKK Muriqan; dhe Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin.

“Hetimet kanë dokumentur se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen” informoi zyra e shtypit e ministrise se Brendshme

Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com