Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjes për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu arrestuan shtetasin D.L 17 vjeç pasi e ëma e tij S.L 40 vjeçe, e ka paditur.
Ajo ka thënë se është dhunuar psikologjikisht në ambientet e banesës nga djali i saj, e cila ka patur edhe urdhër mbrojtje.
Materialet i kauan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Ndërkohë specialistët e Sektorit të Qarkulimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Spartak Vishaj, 20 vjeç, banues në Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, në vëndin e quajtur “Tre urat”, duke drejtuar mjetin motorr ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh.Sh, 39 vjeçe, dhe pasi është larguar nga vëndi i ngjarjes. Shtetasja e aksidentuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.