Ksamil, Sarandë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
• Adriatik.Gj., 25 vjeç, banues në Ksamil
• Dako.M., 33 vjeç, banues në Ksamil,
• Spiro.K., 24 vjeç, banues në Ksamil,
• Renard.B., 21 vjeç, banues në Ksamil, (moskallëzim krimi).
Shtetasve të mësipërm, iu është gjetur dhe sekuestruar në mjetin tip ”Opel”, në të cilin udhëtonin, 7 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe automjeti Opel. Gjithashtu këta shtetas janë autorë të një sasie lënde narkotike kanabisi prej 18 kg, të gjetur në Ksamil më datë 15.03.2018. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, dhe “Moskallëzim krimi”, të parshikuar nga nenet 283/2 dhe 300 të Kodit Penal.