Me pasurinë e kokave të korrupsionit do të operohet si me pasuritë e baronëve të drogës dhe grupeve mafioze, plani mban vulën e amerikanëve
Pas Byrosë së Hetimit, ligji i ndryshuar anti-mafia është tmerri i dytë më e madh për kokat e krimit dhe korrupsionit. Ligji i ndryshuar anti-mafia do të jetë baza e veprimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, për konfiskimin e pasurive të korrupsionit dhe krimit të politikanëve shqiptarë
Në ligjin anti-mafia, SHBA dhe BE kanë futur një pikë shumë të rëndësishme, e cila fundos kastën politike në Shqipëri.
Amerikanët kanë parashikuar në nenin tre të ligjit konfiskimin e pasurive të pushtetarëve shqiptarë që nga rënia e regjimit komunist. Çdo pasuri e paligjshme e kësaj klase politike, e vënë që nga rënia e regjimit komunist e deri në ditët e sotme, do të konfiskohet. Për miratimin e këtij neni është bërë një betejë e nëndheshme mes politikës së Tiranë dhe amerikanëve.
Politikanët kërkonin që ligji të mos vepronte mbi pasuritë e tyre të krijuara para miratimeve të ndryshimeve në ligj, ndërsa amerikanët kërkuan me forcë që ligji që vepronte gjatë 27 viteve të pluralizmit.
Nën kamxhikun e SHBA, parlamentarët pranuan që ligjit të veprojë që nga ’91 si dhe me pasurinë e paligjshme të politikanëve të operohet si me pasurinë e baronëve të drogës dhe grupeve mafioze.
Dyshja më e rrezikuar nga zbatimi i anti-mafia janë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, të cilat kanë deklaruar vila nga Gjiri i Lalzit e deri në Bllok, me vlerë nga 1 milion deri 1.5 milionë euro secila, ku si të ardhura Meta dhe Kryemadhi kanë vetëm paga e tyre.
Pasuria e familjes Berisha do të jetë gjithashtu në shënjestër, ku Argita dhe Shkëlzeni kanë deklaruar fitime të mëdha çdo vit, vetëm duke dhënë mend.
I rrezikuar është edhe Edi Rama, i cili ka fshehur burimin dhe faturën e banesës së çmendur në Surrel.
Edhe Lulzim Basha ka një pasuri të dyshimtë, e cila nis që nga Holanda deri në Tiranë. Këtu flitet vetëm për pasurinë e deklaruar.
Pasuria e padeklaruar, e cila dyshohet se është dhjetëra herë më e madha se pasuria e deklaruar, do të jetë objekt hetimi nga njerëzit e Byrosë së Hetimit, prokurorë të SHBA dhe Bashkimit Evropian.
Ligji anti-mafia do të veprojë për të gjitha veprat e mundshme të korrupsionit dhe krimit të politikanëve shqiptarë. Objekt i ligjit janë korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, shpërdorimi i detyrës, shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shtetin etj.
Ligji anti-mafia do të veprojë pikërisht në rastin e nenit neni 257/a i Kodit Penal, për refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive.
Ligji anti-mafia nuk mund të zbatohet aktualisht, pasi prokuroria dhe gjykata janë ende në duart e Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës. Ngritja e Byrosë së Hetimit, nën kontrollin e amerikanëve, do të shënojë edhe çlirimin e drejtësisë nga kasta politike e krimit dhe korrupsionit
Ngritja e Byrosë së Hetimit do të nisë gjatë kësaj vere, ndërkohë që në fund të vitit pritet të nisin hetimet e para, të cilat do të hedhin në erë këtë klasë kriminale politike, e cila ka 27 vjet që vjedh shqiptarët për t’u vjedhur votat dhe vjedh votat për të vijuar të vjedhë shqiptarët dhe plaçkitur Shqipërinë.Pamfleti.com