Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja në Vlorë, ku një 29-vjecare nga Roskoveci i Fierit i ka dhënë fund jetës duke pirë një dozë ilaçesh.
Marsela Pirjani, nënë e dy fëmijëve, njërit 8 vjeç dhe tjetrit 2 vjeç u gjet në gjendje të rëndë e shtrirë në Lungomare, ndërsa banorët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Ajo është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, por mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 29-vjecarja i ka lënë një letër mbesës së saj në Fier që do vriste veten dhe i ka kërkuar të kujdeset për dy fëmijët e saj.
“Amanet fëmijët, unë do vras veten”- ka shkruar ndër të tjera në letër nëna e dy fëmijëve.
Kohët e fundit ajo kishte probleme ekonomike dhe ishte në gjendje të rënduar psikologjike