Pas akordimit të 11-metërshit që vulosi kualifikimin e Realit në gjysmëfinale të Champions League, Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri u përfshi në një debat me Sergio Ramos.
Kapiteni i madrilienëve ishte i skualifikuar për shkak kartonësh dhe e ndoqi ndeshjen pranë hyrjes për në korridorin e stadiumit, pak metra larg stolit të ekipit të Realit.
Në momentin e akordimit të 11-metërshit, Ramos provokoi Allegrin me gjeste, duke reklamuar për fitoren e skuadrës së tij.
Por, trajneri i Juventusit i shkoi pranë kapitenit të Realit, duke iu drejtuar: “Je i pafytyrë”. Ramos bëri sikur nuk e kuptoi se nga erdhi reagimi i trajnerit të Juventusit, i cili më pasu largua për te stoli i tij, i acaruar nga penalltia e akorduar kundër skuadrsës së tij.