Në autobusin e shkollës gjendeshin 30 fëmijë.
Të paktën 17 fëmijë kanë humbur jetën kur një autobus i shkollës ka dalë nga rruga dhe ra në një greminë të thellë 100 metra në shtetin verior indian Himachal Pradesh, njoftuan sot autoritetet vendore.
Sipas tyre, policia ka nxjerrë trupat e 17 personave të pajetë, por bilanci i viktimave mund të jetë më i madh.
Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes.