Të papunët që regjistrohen në shkollat apo qendrat e formimit profesional do të përfitojnë pagesë mujore nga qeveria. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi në panairin e punës në Shkodër se kjo politikë synon të nxisë punësimin.
“55 mijë lekë në muaj për këdo që vjen të trajnohet në qendrat apo shkollat profesionale. më shumë edhe se sa ndihma ekonomike. vetëm hajdeni të trajnoheni 1 muaj dy muaj, 6 muaj në mënyrë që kur të merrni atë certifikatë të jeni më të punësueshëm”, tha Ahmetaj.
Kreu i Financave tha se vetëm në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës janë 1200 vende të lira pune për teknikë të ndryshëm, ndërkohë që shumë investitorë të huaj ankohen se në Shqipëri nuk mund të gjejnë dot forcë punëtorë të kualifikuar.
“Zyrat e punës të kontaktojnë me të gjithë të papunët dhe ti bindin të regjistrohen në qendrat e formimit profesional”, tha Ahmetaj.