Qeveria është zhvendosur dje në qytetin e Fierit, ku janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Përmes një konference për mediat kreu i qeverisë prezantoi të gjithë vendimet, por më i rëndësishmi është një vendim i cili do të sjellë tërmet në administratë. Një vit më parë qeveria filloi fshesën në administratë duke shkarkuar me qindra punonjës, por muajt e fundit pati një frenim të reformës. Mirëpo qeveria dje ka marrë një vendim, përmes të cilit shkarkohen në bllok rreth 200 persona. Sipas vendimit, largime do të ketë në 16 institucione.
Aty bëhet e ditur se Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, do i shtohen 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335. Por me qëllim që numri i përgjithshëm i punonjësve i përcaktuar në ligjin për buxhetin e shtetit të mos ndryshojë, kompensimi do të ndodhë duke shkarkuar po kaq punonjës në një pjesë të madhe të ministrive. Ministritë që do të preken më tepër janë Ministria e Financave, nga e cila do të shkarkohen 92 veta. Më pas vjen Ministria e Brendshme me 10 persona, ndërsa në ministritë e tjera do të ketë reduktim stafi nga 1-7 persona.
Kriteret e pranimit në universitet
Një tjetër vendim i marrë dje është sa i takon kushteve dhe mesatares së pranimit në universitet. Qeveria ka vendosur që mesatarja të jetë 6. “Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, të jetë nota 6.
Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon: Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë; Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018-2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi, të jetë nota 7. Programet e studimit të fushës së mësuesisë përcaktohen në shtojcën 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Ilaçet për kancerin falas
Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se është marrë vendimi që Herceptina për të sëmurët me kancer do të merret falas. Pak kohë më parë ka pasur ankesa se ajo mungon në Këshilli i Ministrave mblidhet në Fier, ja vendimet e marra dje Qeveria spastrime në administratë, shkarkohen rreth 200 punonjës, ja 16 institucionet që preken spitale dhe shefi i qeverisë tha dje se nuk do të jetë më ky problem. “Dy vendime të rëndësishme me impakt kombëtar janë marrë sot, së pari vendimi për listën e re të barnave të rimbursueshme, e cila është zgjeruar.
Përveç 36 barnave të reja që do të rimbursohen nga shteti për të gjithë njerëzit në nevojë, do të përfshihet si një zgjidhje përfundimtare edhe Herceptina një zgjidhje jetike për ilaçin e gjirit. Përveç se i shtrenjtë ishte edhe problematik, tanimë do të jetë tërësisht falas. Bëhet më në fund një premtim me peshë të madhe dhe më në fund nuk do të ketë më mungesë të Herceptinës për të gjitha gratë dhe vajzat”, tha ai./SOT