Rigjenerimi i qelizave është një proces delikat dhe i heshur që kryhet në organizëm.
Gjendja e qelizave dhe ritmi rigjenerues i tyre është treguesi i moshës së vërtetë të trupit.
Shumë të dhëna që qarkullojnë nxjerrin në pah idenë se rigjenerimi i qelizave ndodh një herë në shtatë vjet.
Ideja se qelizat rigjenerohen tingëllon shumë premtuese, por a është e vërtetë?
Por sipas të dhënave , rigjenerimi i plotë i qelizave njëherë në shtatë vjet është një legjendë urbane.
Çfarë Ndodh Me Qelizat Gjatë Jetës?
Qelizat ndahen, rigjenerohen dhe shuhen vazhdimisht. Çdo qelizë ka një cikël jete të ndryshëm.
Qelizat në shtresën e brendshme të stomakut zëvendësohen çdo pesë ditë, sepse janë të ekspozuara ndaj aciditetit.
Rruazat e kuqe jetojnë për të paktën katër muaj në organizëm dhe ripërtërihen, ndërsa qelizat e mushkërisë ripërtërihen pas pesë muajsh.
Sipas të dhënave të hulumtuara, asnjë qelizë nuk është e pazëvendësueshme.
Megjithatë, disa qeliza kanë nevojë për të paktën shtatë vjet që të rigjenerohen.
Qelizat e kockave zëvëndësohen çdo 10 vjet. Qelizat në traktin tretës zgjasin plot 15 vjet.
Nga ana tjetër ka qeliza që nuk shkatërrohen kurrë, siç janë ato të dhëmbëve.
Mosha e Saktë e Qelizave
Studimet konfirmojnë se një person që jeton 75 vjet, nuk arrin dot të zëvendësojë as gjysmën e qelizave të zemrës të cilat kanë qenë të pranishme në lindje.
Shkencëtarët kanë konfirmuar se disa zona të trurit mund të zëvëndësohen, ndërsa neurone të tjera mbeten të njëjtat që nga lindja.
Organizmi i njeriut përmban rreth 10 trilion qeliza individuale.
Duke marrë në konsideratë që shumë prej tyre rigjenerohen dhe disa jo, qelizat trupore të një të rrituri janë mesatarisht rreth 11-15 vjeç.
Një prej faktorëve vendimtarë në rigjenerimin e qelizave është padyshim mosha.
Tek të moshuarit, rigjenerimi ndodh më ngadalë se tek të rriturit.
Duke qenë se shumë prej qelizave të rëndësishme siç janë ato të kockave, zemrës dhe trurit nuk rigjenerohen, AgroWeb.org ju rekomandon t’i trajtoni me kujdes.