Gjykata e Krimeve të Rënda jep vendimin për 4 të akuzuarit për gjobvënie të tregtarëve dhe biznesmenëve në Shkodër.
Gjykata vendosi 11 vjet burg për Abedin Bajraktarin, 13 vjet burg për Muhamet Lici, 10 vjet burg për Denis Skutinën dhe 9 vjet burg Besmir Domnori
Të pandehurve u ulet një e treta e masës së dënimit per shkak te gjykimit me kohe te shkurtuar.
Nga hetimet u zbulua se numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë dhe ky grup kishte vepruar nga tetori 2016.
Sipas prokurorisë ata mblidhnin me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj.
Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë.
Për dy të dyshuar u pushua akuza. Operacioni i arrestimit të tyre u zhvillua më 4 mars 2017