April 29, 2018

Dosja “e nxehtë” e Azem Hajdarit do të rihapet, çfarë thotë avokati i Izet Haxhisë

Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, Izet Haxhia, ish-truproja i ish-Presidentit Berisha dhe një prej personave të dënuar nga gjykata shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit, ka nisur përgatitjet për t’u përballur me drejtësinë.

Ai ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit. “Panorama” kontaktoi me avokatin Dashi, i cili tha se ka nisur përgatitjet për procedurat e ekstradimit dhe shumë shpejt Haxhia do të vijë në Shqipëri, ku është dënuar në mungesë.

Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet. Avokati shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm dhe kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i viteve më parë.

“Z. Haxhia u dorëzua me vullnetin e tij në Policinë turke, pasi Gjykata e Lartë atje vendosi që të ekstradohej. Me dëshirën dhe vullnetin e tij ai kthehet në atdhe pas 18 vjetësh, për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe për të treguar pafajësinë e tij në çështjen e bujshme të vitit 1998.

Ne do të kërkojmë rigjykim dhe hapjen e çështjes nga e para, pasi z. Haxhia që nga dita që ka nisur procesi gjyqësor dhe deri në këto momente, nuk ka qenë prezent në asnjë seancë pyetjesh apo seancë gjyqësore. Dhe mosprezenca e tij gjatë procesit e bën nul vendimin e Gjykatës.

Në këto kushte, ai kthehet me vullnetin e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe të tregojë pafajësinë”, thotë avokati Dashi.

I pyetur nëse rihapja e dosjes prek edhe të dënuarit e tjerë të çështjes “Hajdari”, avokati nuk preferoi të bënte komente më përtej se sa për klientin e tij.

“Unë përfaqësoj zotin Haxhia dhe për këtë arsye nuk marr përsipër të komentoj për persona të tjerë”, shtoi Dashi.

Lidhur me kohën se kur mund të mbërrijë Izet Haxhia në Shqipëri, avokati tha se po bëhen përgatitjet, edhe pse nuk ka një datë fikse, për shkak se procedurat zgjasin, si nga pala turke ashtu edhe nga ajo shqiptare.

Rreth katër ditë më parë, ish-truproja i Berishës njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte vetëdorëzuar në Policinë turke, pas vendimit të Gjykatës së Lartë atje për ta ekstraduar në Shqipëri.

“Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në Policinë turke”, shkruante ai në profilin e tij në “Facebook”.

Haxhia është njëri prej të dënuarve me 25 vjet burg nga gjykatat shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit. Mirëpo, ai nuk e ka pranuar kurrë këtë akuzë dhe është arratisur në Turqi ku ishte në azil. Haxhia, gjatë gjithë kësaj kohe ka akuzuar gjithnjë Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për gjyqin ndaj tij. Edhe më herët, Haxhia ka thënë se do të paraqesë fakte tronditëse për vrasjen e deputetit shqiptar kur të kthehej në Shqipëri.

Dosja “e nxehtë” e Azem Hajdarit do të rihapet, çfarë thotë avokati i Izet Haxhisë Read More »

PS ndez ”motorët” për zgjedhjet lokale, sonazhe për përzgjedhjen e kandidatëve. Asnjë nuk e ka vendin të sigurt

Partia Socialiste ka ndezur “motorët” për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Edhe pse na ndan edhe një vit nga ky proces zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka nisur punën dhe përgatitjet sikur zgjedhjet të zhvilloheshin në qershor. Mirëpo kreu i qeverisë nuk është i kënaqur me punën e kryer deri më tani nga kryetarët e bashkive dhe këshilltarët socialistë. Duke qenë se zgjedhjet vendore të 2019 do të jenë përcaktuese edhe për ato parlamentare që do të zhvillohen në vitin 2021, Edi Rama kërkon që në procesin e vitit të ardhshëm të arrihet një rezultat sa më i mirë.

Por meqenëse ai është shprehur i pakënaqur nga angazhimi dhe arritjet e deritanishme, krerët e bashkive dhe këshilltarët do t’i nënshtrohen një procesi analize. Për të vlerësuar performancën e tyre është ngritur një grup i caktuar pune, i cili përbëhet nga Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Ndërsa kryebashkiakëve dhe këshilltarëve socialistë iu është dorëzuar një formular. Në pyetësor pushteti vendor duhet të tregojë në mënyrë të detajuar punën e kryer.

Formulari përmban 18 pyetje, ndërsa disa nga pyetjet më pikante janë: Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investime në shkolla/ rrugë rurale/ ujësjellës për vitet 2014, 2015, 2016, 2017?; Ecuria e shpenzimeve për sportin dhe kulturën gjatë këtij 4-vjeçari; Cila është tarifa e gjelbërimit dhe e ndriçimit?; Sa metra katrorë leje ndërtimi për ndërtimet e reja janë dhënë në vitet 2014-2017, etj. Sipas informacioneve, deri më tani pyetjeve u janë përgjigjur 26 kryetarë bashkie, ndërsa 7 prej tyre nuk kanë dërguar akoma përgjigjet e tyre.

Sondazhe me qytetarët

Nga ana tjetër, Partia Socialiste pritet të organizojë edhe një sërë sondazhesh në terren ku do të pyeten qytetarët dhe njerëz brenda partisë për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Vlerësimi që ata do të japin për punën e bërë nga këto dy grupe do të ndikojë tek lista e kandidatëve që PS do të fusë në garë për zgjedhjet e vitit 2019. Mirëpo duhet të theksohet fakti se askush nuk e ka vendin e sigurt sepse lideri i qeverisë nuk është i kënaqur me performancën e kryebashkiakëve dhe këshilltarëve.

Duke marrë parasysh edhe përgjigjet që do të jepen në formular dhe sondazhet që do të kryhen, nuk përjashtohet që tek lista e kandidatëve të ketë lëvizje dhe që disa persona të mos futen më në garë. Pra, fati i gjithsecilit do të vendoset nga rezultatet që do të dalin nga procesi i analizës. Ky grup i punës i ngritur për analizën, i cili drejtohet nga Ilir Beqaj, do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019.

Nga ana tjetër, në fokus PS do të ketë edhe platformën e bashkëqeverisjes dhe numrin e regjistrimeve në portal nga ana e bashkive. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta, 30 janë bashkitë që kanë numrin më të lartë të regjistrimeve tek portali i bashkëqeverisjes. Listën e kryesojnë bashkitë e Vlorës, Tiranës, Beratit, Fierit, Korçës, etj. Ndërsa 31 bashki të tjera nuk kanë avancuar sa duhet me regjistrimet në portal. Midis këtyre bashkive që duhet të përparojnë mund të përmendim atë të Kolonjës, Kukësit, Patosit, Divjakës, Cërrikut, Vorës, etj./SOT

PS ndez ”motorët” për zgjedhjet lokale, sonazhe për përzgjedhjen e kandidatëve. Asnjë nuk e ka vendin të sigurt Read More »

Me dy rroga, por pronar pallati, kjo është pasuria e kryegjyqtarit të Apelit që zhdëpi në dru shoferin

Bëmat dhe skandalet e njerëzve të drejtësisë i kanë mbyllur Shqipërisë dyert e Evropës.
Duke qenë të korruptuar vetë deri në palcë, u ka munguar guximi për arrestimin e të inkriminuarve të politikës.

Që qytetarët shqiptarë të depërtojnë në Evropë, paraprakisht duhet që të korruptuarit e gjykatave dhe prokurorive të largohen nga institucionet që i kanë keqpërdorur.

Madje-madje përveç konfiskimit të pasurisë korrupsionit, një numër jo vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh meritojnë të gjenden pas hekurave.

Vetëm në Shqipëri ndodh një çudi e tillë, kur një vend mbahet peng nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Jo vetëm pasurinë por edhe bëmat e tyre, sigurisht të atyre që i kanë prodhuar do t’i risjellim në kujtesë të opinionit publik.

Pasuria e Kryetarit i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj, por edhe bëmat e tij, do të jenë në fokusin e objektivit të CNA.al.

Rikujtojmë se në vitin 2016, kryetari i Gjykatës së Apelit ka dhunuar shoferin e tij. Të paktën kështu është raportuar nga Policia e Shtetit në atë kohë.

“Më datë 09.06.2016 rreth orës 11:00 në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë është paraqitur shtetasi K. M., 25 vjeç, lindur në Vlore dhe banues në Tiranë, i cili kallezon se ka qënë i punesuar me detyrë shofer i administratës pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe sot rreth ores 09:30 duke qënë në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, është konfliktuar për shkak të marrëdhënies së punës që ka pasur dhe pretendon se është goditur me grusht nga Kryetari i Gjykates së Apelit Tiranë shtetasi Hysni Demiraj, 54 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër, rezident në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë, në vitin 2016.”

Po a është kaq i rëndë dhe në pasuri sa në bëma, kryegjyqtari i Apelit?

Të dhënat e pasurisë të deklaruara prej tij tregojnë se vetëm me dy paga, ka lidhur një kontratë me një kompani për ndërtimin e një pallati. Bëhet fjalë për vitin 2007.

Nuk dihet se në çfarë vendi do të ndërtohej objekti si dhe vlera e kontratës është jotransprante. Të paktën këto dhëna nuk janë përfshirë në materialet e publikuara nga Open Spending Albania.

Gjithsesi Demiraj në vitin 2007 ka deklaruar se ka paguar 40 mijë euro për kontratën me kompaninë Park-Construction-Albania.

Në vitin 2009 ai ka deklaruar, detyrime të papaguara në vlerën 12 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Në vitin 2010 ka detyrime të papaguara në vlerën 8 500 euro si dhe detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Në vitin 2011, deklaron, detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro dhe detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Në vitin 2012, Demiraj deklaron, detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro dhe detyrime të paguara në vlerën -500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Në vitin 2013, ka detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Në deklaratën e pasurisë të viti 2016, të siguruar nga CNA.al, nuk përmend më një kontratë e tillë. Sërish të ardhurat Demiraj i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes, ndërsa vajzën deklaron se po e shkollon me kredi në një një shkollë jopublike në Milano.

Viti 2004

Paga vjetore Hysni Demiraj 780 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 156 000 lekë.

Shitur veturë tip Volksëagen në vlerën 200 000 lekë.

Viti 2005

Paga vjetore Hysni Demiraj 800 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.

Gjendja Cash 500 000 lekë në banesë

Viti 2006

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 616 283 lekë.

Paga si anëtar i KLD 460 000 lekë.

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 616 283 lekë.

Paga si anëtar i KLD 460 000 lekë.

Pagesa gjatë mbledhjes së KLD 190 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 000 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006.

Viti 2007

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 819 000 lekë.

Shpërblime 18 000 lekë.

Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 300 000 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në vlerën 20 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 400 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -40 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.

Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Viti 2008

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 791 670 lekë.

Shpërblime 26 500 lekë.

Pagesa si anëtar i KLD 110 000 lekë.

Interesa bankare në vlerën 54 665 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 320 000 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në vlerën 10 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 800 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Viti 2009

Paga vjetore Hysni Demiraj pranë Gjykatës së Apelit 567 018 lekë.

Paga vjetore Hysni Demiraj pranë Gjykatës së Gjirokastrës 395 835 lekë.

Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 450 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 200 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 12 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Përshkrim shpenzimi

Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Viti 2010
Paga vjetore Hysni Demiraj 1 176 684 lekë.

Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.

Bashkëshortja asistencë në vlerën 64 000 lekë.

Pronotuar Garazh me vlerë 12 500 euro dhe sip 15m2.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 600 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 8 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Viti 2011

Paga vjetore Hysni Demiraj 1 153 359 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 300 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Detyrime të paguara në vlerën -300 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Viti 2012

Paga vjetore Hysni Demiraj 1 223 403 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 800 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Detyrime të paguara në vlerën -500 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Viti 2013

Paga vjetore Hysni Demiraj 1 229 399 lekë.

Pagesa si pedagog i jashtëm në vlerën 100 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 800 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 30 000 euro për një kontratë huaje të lidhur më 27.08.2013.

Detyrime të paguara në vlerën -1 000 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Deklarata e pasurisë së Hysni Demirajt për vitin 2016

Me dy rroga, por pronar pallati, kjo është pasuria e kryegjyqtarit të Apelit që zhdëpi në dru shoferin

Vlera e 5 000 euro nga kontrata e shitjes së automjetit tip Benz me datë 25.08.206, kunatit.

Në datën e dorëzimit të kësaj kontrate kam në banesë, vlerën monetare, cash, të kursyera si rezultat i shitjes së automjetit dhe kursimit një vjeçar nga paga ime mujore dhe e bashkëshortes dhe e diferencës së kredisë që kam marrë për vajzën në shumën 7 000 euro dhe 400 000 lekë.

Kredi afatgjatë me datë 07.04.2016 për pagesën e vajzës, pranë fakultetit jopublik në Milano, në shumën prej 20 mijë euro, nga këto 17 mijë euro kanë kaluar në emrin e vajzës. Kredia është me afat 15 vjeçar dhe përfundon në vitin 2031. Kësti mujor i kësaj kredie është 146 euro në muaj. Janë paguar 1168 euro, ndërsa pa pagiar 19.331.77 euro.

Deri më 31 dhjetor 2016 vajaza ka ahardhuar 8 425.27 euro.

Overdraft për kartën visa Classic me limit kreditimi 1 000 000 lekë, nga e cila deri me 31 dhjetor 2016 nuk është përdorur.

Paga e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, në shumën 1 530 196 lekë.

Paga si anëtar i bordit drejtues së zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor në shumën 32.087 lekë.

Paga e bashkëshortes si punonjëse e bibliotekës së fakultetit ekonomik për periudhën 19 shtator-31 dhjetor 2016 në shumën 107.122 lekë.

Me dy rroga, por pronar pallati, kjo është pasuria e kryegjyqtarit të Apelit që zhdëpi në dru shoferin Read More »

Besi e tregon për herë të parë, pse e fshehën shtatzaninë e Xhensilës për 6 muaj

I ftuar sot në “Një kat më lart”, aktori i njohur Bes Kallaku ka zbuluar për herë të parë arsyen përse e fshehen shtatzanine e Xhensiles deri ne muajin e gjasbte.

Ai eshte shprehur se disa gjëra duhet të mbahen për vete dhe se 3,4 muajt e parë Xhensila ka pasur sikletet e veta si çdo femër shtatzënë.

“E mohuam se ka disa gjëra që mbahen për vete, nuk mund të dilnim që ditën e parë të thonim është shtatzënë. Plus dihet dihet që 3, 4 muajt e parë janë të sikletshëm për femrën”, u shpreh Besi.

Aktori tregoi gjithashtu se më fanatikë nga të dy për ta ruajtur lajmin sa më privat, ishte Xhensila.

Besi e tregon për herë të parë, pse e fshehën shtatzaninë e Xhensilës për 6 muaj Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com