April 29, 2018

Pedagogun e gjen belaja, ja çfarë i ka ndodhur gjatë natës. Policia jep detajet

Pedagogut Arben Haxhihyseni në Universitetin e Elbasanit mësohet se i është djegur makina gjatë natës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në lagjen “Qemal Stafa” në qytetin e Elbasanit.. Mjeti tip ‘Benz’ është djegur pjesërisht dhe ishte parkuar në rrugicë para banesës së pedagogut të Universitetit Aleksandër Xhuvani.

Njoftimi policisë

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.Mjeti  ishte i  parkuar në rrugicë  para banesës së tij, ku  si pasojë e zjarrit mjeti  është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit,  ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e  qëllimshme.

Pedagogun e gjen belaja, ja çfarë i ka ndodhur gjatë natës. Policia jep detajet Read More »

Akuzohen për plagosje me armë, arrestohen dy vlonjatët e rrezikshëm

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas që ishin shpallur në kërkim. Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve të Rënda, arrestuan Kleris Haxhiraj, 26 vjeç, banues në Kërkovë, Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në Burg”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Plagosje e rendë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu u kap Elmas Velaj, 47 vjeç, banues në Vlorë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në Burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Ngjarje e ndodhur më datë 07.12.2017, në lagjen ”Uji Ftohtë”, ku ka plagosur me armë zjarri shtetasin D.C.. Materialet hetimore ndaj shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Akuzohen për plagosje me armë, arrestohen dy vlonjatët e rrezikshëm Read More »

Çfarë i ka ndodhur djalit të Ilir Metës? Monika Kryemadhi përlot me fjalët e saj: Ti sot…

Djali i vetëm i Presidentit, Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi feston sot 18-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, Kryemadhi ka bërë një dedikim prekës për të birin e saj.

bora-besi

“Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera.

URIMI I PLOTË:

mona per djalin

Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec! 😁🎂🎂 Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve.

Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas. Te dua Besar! ❤

Çfarë i ka ndodhur djalit të Ilir Metës? Monika Kryemadhi përlot me fjalët e saj: Ti sot… Read More »

6 muaj nga vdekja e Adelës, miku i saj i ngushtë rrëqeth me fjalët e tij

U bënë 6 muaj nga ikja e saj, ndarja në mënyrë të parakohshme nga jeta e gazetares së njohur Adela Xhamani. Miku i saj Eraldo Rexho ka bërë një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku shkruan:

6 muaj pa ty, engjëlli im!
Kam menduar gjithnjë se jam i mirë me fjalët, por fjalët nuk e thonë dot sa shumë mungon e sa shumë dhemb ikja jote, çdo ditë.

Do të të dua gjithmonë Adela ime. Jam i bekuar që të njoha e të pata afër për shumë vite. Në çdo jetë do të zgjidhja një shoqe për motër si ty! #EngjëlliIm #AdelaIme #ÇdoDitëMeMua 💔

6 muaj nga vdekja e Adelës, miku i saj i ngushtë rrëqeth me fjalët e tij Read More »

‘Të lutem, martohu me mua!’ Mariza Ikonomi i propozon live moderatorit

Kengetarja me zerin karakteristik, Mariza Ikonomi edhe pse ka shumë vite në skenat shqiptare, ajo thuajse nuk tregon asgjë për jetën e saj personale e sidomos për marrëdhëniet që ka me dashurinë.

Ndaj dhe “Thumb” këtë javë e ka ngacmuar pikërisht përsa i përket çështjeve të dashurisë.

Mariza ka pranuar se nuk ka njeri në krahë për momentin dhe nuk e ka gjetur ende shpirtin e saj binjak ndërkohë që nëse është dikush që ajo pëlqen vërtetë nga djemtë e ekranit është moderatori i Top Channel, Isli Islami.

Madje, teksa po jepte intervistën, duke qeshur, Mariza hoqi një prej unazave që kishte në gisht dhe improvizioi një propozim martese për Islin. Edhe pse ajo pranoi se po bënte shaka, sërish i mëshoi faktit se Isli është vërtetë djalë i mirë dhe nga ata të cilët është me fat t’i kesh në krahë.

isli islami

‘Të lutem, martohu me mua!’ Mariza Ikonomi i propozon live moderatorit Read More »

E përjashtoi nga Kryesia e PD-së, dhëndri i Berishës snobon Lulzim Bashën me… (foto)

Në Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike nuk kanë munguar disa nga kritikës e Lulzim Bashës. Mes të pranishëmve janë Besnik Mustafaj, Tomor Alizoti por dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili vetëm pak ditë më parë u përjashtua nga Kryesia e PD-së.

Por, mes të pranishëmëve është parë dhe ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur me emrin Stresi.

Ajo që ra në sy nga sjellja e kritikëve të Bashës ishte kapelja e Malltezit, që ndoshta është si masë nga djelli i fortë.

E përjashtoi nga Kryesia e PD-së, dhëndri i Berishës snobon Lulzim Bashën me… (foto) Read More »

Prodhuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës

Furrat e tregtimit të bukës, pastiçeritë dhe byrektoret kërkojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Aktualisht, këto furra buke, për shkak të përdorimit të frigoriferëve, janë penalizuar nga tarifa e reduktuar prej 7,6 lekë/kwh. Për rastet kur furrat e tregtimit të bukës, pastiçeritë apo byrektoret kanë në përdorim bazë frigoriferike, çmimi i energjisë po paguhet më shumë se 7,6 lekë për kwh.

Shqetësimi u ngrit nga kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, Gëzim Peshkëpia, në një nga seancat dëgjimore të zhvilluara me Entin Rregullator të Energjisë.

I kontaktuar nga gazeta, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës tha se të gjitha furrat e reja që ngrihen në vend dhe përdorin bazë frigoriferike, nuk tarifohen me 7,6 lekë, por më shumë.

“Furrat e reja që po hapen nuk iu jepet subvencioni, pra, nuk e paguajnë energjinë me tarifën 7,6 lekë për shkak se kanë në përdorim 2 apo 3 frigoriferë. Bëhet fjalë për furrat ku tregtohen bukët apo ëmbëlsirat, jo për furrat që prodhohet. Pra, ne pretendojmë që të paguhet kjo tarifë, pasi furrat nuk mund të kthehen si në vitet ‘90, kur tregtonin vetëm disa bukë, tashmë furrat janë kthyer shumë bashkëkohore. Këto janë investime të bëra nga ne. Këta na thonë, shisni vetëm bukë. Por në të gjitha vendet e huaja, shërbimi që ofrojnë furrat e bukës është kompleks. Nuk mund të heqim dorë nga biznesi ynë vetëm për shkak të çmimit të energjisë. Ne pretendojmë që baza frigoriferike, 2-3 frigoriferë që janë në përdorim, nuk duhet të ndikojë në heqjen e subvencionit që kanë furrat e bukës dhe fabrikat e miellit. Pra, të paguajnë tarifë për energjinë 7,6 lekë për kwh ndryshe nga bizneset e tjera”, shpjegoi kreu i Shoqatës së Prodhuesve.

PROPOZIMI

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës kërkon zgjidhje institucionale të problemit. Ai shprehet se i kanë nisur një propozim edhe ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, ku i propozohet që për furrat e tregtimit të bukës, ëmbëlsirave dhe byrektoreve, të aplikohet një tarifë prej 8,2 lekë/kwh.

“Kjo që po kërkojmë, nuk është kërkesë për lëmoshë. Ne e kemi TVSH-në e bukës 20 për qind, kurse vendet e Europës e paguajnë nga 0 deri në 8 për qind. Ky reduktim i tarifës të energjisë na jepet si pjesë e paketës lehtësuese, që të gjitha vendet e tjera i bëjnë prodhimit dhe tregtimit të bukës.

Ne kërkojmë një zgjidhje institucionale, të studiohet dhe për të gjithë këto furra që tashmë kanë frigorifer dhe nuk i heqin dot, të përcaktohet një tarifë tjetër. Ne i kemi dërguar një shkresë zyrtare edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ne kemi propozuar që për furrat e bukës që nuk kanë bazë frigoriferike tarifa të mbetet 7,6 lekë/kwh, ndërsa për furrat e tjera të bukës që kanë bazë frigoriferë, të aplikohet një tarifë prej 8,2 lekë/kwh. Pra këto ndryshime duhet të bëhen në vendimin e këshillit të ministrave, por më përpara institucionet shtetërore duhet të ulen për të diskutuar efektet financiare të propozimit tonë apo të ndonjë propozimi tjetër”, u shpreh kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës.

Buka, prodhuesit paralajmërojnë rritje të çmimit

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve së Bukës paralajmëron se mosaplikimi i tarifës së reduktuar do të sjellë rritje të çmimit të bukës dhe ëmbëlsirave. “Ne e kemi bërë të qartë se do të rritet çmimi i bukës, po ashtu dhe një ëmbëlsirë që sot shitet 50-60 lekë, jashtë vendit shitet 2 euro. Pra, çdo rritje tarifash apo taksash ka rritje të çmimeve të produkteve. Mbi 96 për qind të objekteve të furrave të bukës janë me qira dhe të gjitha këto janë në kurriz të biznesit”, shprehet Peshkëpia. Numri total i furrave të bukës është 4 mijë, por shoqata përfaqëson edhe subjektet e tjera, pastiçeritë dhe byrektoret./Panorama

Prodhuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com