Loading...

23 mijë dosje kanë mbetur në stok, Gjykata e Lartë në kolaps

Gjykata e Lartë është futur në kolaps. 23 mijë dosje kanë mbetur në stok dhe presin që të shqyrtohen, ndërsa ankesat e qytetarëve shtohen gjithmonë e më shumë se nuk po gjejnë zgjidhje. Aktualisht në këtë gjykatë janë nëntë gjyqtarë, ndërsa kolegjet marrin gjyqtarë borxh nga njëra-tjetra për të zhbllokuar.

Në vitin 2017 stoku u rrit muaj pas muaji duke e futur Gjykatën e Lartë në gjendje kritike ndërkohë që edhe gjatë vitit 2018 situata vijon të ngelet shqetësues, madje stoku thellohet edhe më shumë.

Deri në fund të muajit mars janë regjistruar si dosje në pritje për t’u shqyrtuar 23 mijë e 900, midis të cilave janë më të shumta në numër dosjet civile nga viti 2014. Më pas vijohet me dosjet administrativet që i përkasin vitit 2015 dhe penalet që janë në pritje për vitin 2016. Me një llogari të thjeshtë, kushdo që dorëzon sot një rekurs civil apo administrativ, duhet të qëndrojë në radhë e të presë, sepse drejtësinë do ta marrë në vitin 2022.

Një i moshuar nga fshati Bubullimë, Sabri Derka gjatë një prononcimi mediatik, u shpreh se i duhet të presë për vendimin e Gjykatës së Lartë. Ai është 70 vjeç dhe u shpall fitues në proceset gjyqësore për mbi 90 metra toke në fshatin Bubullime, të cilën edhe pse e fitoi sipas ligjit 7501, ju rrëmbye me falsifikim.

I drejtuar tek Gjykata e Lartë, ai tani ankohet për kohën që duhet të presë.

“Për të marrë ma morën shpejt tokën, për ta kthyer vonohen. Unë jam 70 vjeç, do vdes, nuk di sa do jetoj. Do fle këtu, s’kam ç’bëj. Do marr batanijen, nuk kam ku të shkoj. Jam bashkë me bashkëshorten time, por mesa duket na duhet të presim pafundësisht”, deklaroi Sabri Derka, citon “Sot”.

Rekursi i palës humbëse është dorëzuar në vitin 2018, që do të thotë se i moshuari Sabri Derka, duhet të vijë katër vite më vonë në Gjykatën e Lartë për t’u njoftuar se kur do të jetë seanca e parë gjyqësore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com