Humbja në “Champions League” kundër Liverpoool dhe disfata në kampionat kundër Manchester United duket se nuk do t’ia zbehin buzëqeshjen Pep Guardiolës.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, tekniku spanjoll do të jetë trajneri më i paguar në botë. Kontrata e tij aktuale përfundon në fundin e këtij sezoni, por drejtuesit e klubit do e rinovojnë atë deri në vitin 2020. Shifra që do të përfitojë Guardiola në rinovimin e ri, do të jetë rreth 20 milionë paund për një vit.
Ky rinovim pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, ndërsa Mançester Siti e ka vetëm çështje kohësh festimin e titullit për këtë sezon në “Premier League”.