Loading...

13 vite burg tre shqiptarët

U akuzuan për terrorizem, gjykata italiane dënon me 13 vite burg tre shqiptarët nga Kosova.

Gjykata e Venecias ka marrë masën e vendimit me burg për tre shtetasit shiqptarë nga kosova të arrestuar në mars të 2017 si anëtarë të një celule xhihadiste që po përgatisnin një atentat terrorist në urën Rialto, një nga simbolet historike të qytetit të Venecias.

Gjykatësi Massimo Vicinanza ka dënuar me 5 vite heqje lirie Arjan Babaj 28 vjec i konsideruar truri i kësaj celule terroriste. Ndërsa Dake Haziraj 27 vjec e Fisnik Bekaj 25 vje janë dënuar me 4 vite burg.

Pas kryerjes së dënimit të tre shqiptarët do të dëbohen nga territori italian. Anëtari i katër i kësaj celule teroriste është minoren dhe i dënuar pak muaj më parë me 4 vite burg.

Gjatë procesit gjyqësor të arretuarit kanë mohuar fajësinë e tyre duke deklaruar pafajësinë  mbështetur në tezën e keqkuptimit në përkthimin e përgjimeve nga gjuha shqipe në atë italiane. Një nga argumentet e debatuara në proces ishte zbardhja e një përgjimi telefonik ku ata kërkonin të blenin një armë tip kallasnikov, Justikimi i të arrestuarve ishte se do e përdornin për gjueti, shkruan ora news.

Hetimet e antiterrorizmit italian kanë verifikuar se 4 të arrestuarit të cilët punonin si kamarierë në lokalet në qëndrën historike  të Venecias, prej muajve po përgatitnin të kryenin një atentant terrorist.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com