Gjatë një takimi me përfaqësues vendor në Gjirokastër, zv/drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, theksoi se gjatë këtij viti nuk do të flitet më për Shqipërinë e kanabisit.
Kërkesa e saj për punonjësit e policisë së shtetit, është që të informojnë për të gjitha rastet, duke shtuar se do të rikontrollohen të gjitha zonat e kontrolluara gjatë vitit të shkuar.
”Policia është vendosur që në 2018 nuk duhet të flitet më për Shqipërinë e kanabisit .Çdo oficer policie punonjës i Policisë së Shtetit duhet me patjetër të evidentojë dhe te informojë mbi të gjitha rastet që evidentohen në zona caktuara për kultivimin e kanabisit. Të gjitha objektet të cilat janë kontrolluar nga policia gjatë 2017 do të rikontrollohen”,-tha zv/drejtorja e Policisës së Shtetit.
Gjatë 2017 u vu re mungesa e informacioneve, çka do të thotë që informacionet janë të nevojshme për të gjithë. Duhet të kemi më shume hetime proaktive.